×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

    FrontOnline
    27 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri australian dhe Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, me anë të një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes, Ivan Havryliuk, ka bërë të ditur se Australia do t’i ofrojë Ukrainës një paketë ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh.

    Sipas Marles, 50 milionë dollarë nga kjo shumë do të shkojnë për sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi, 30 milionë dollarë për dronë dhe 15 milionë të tjerë për pajisje si helmeta, varka, maska dhe gjeneratorë.

    Ministri australian tha se Ukraina dhe populli i saj kanë duruar më shumë se dy vjet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Megjithatë, Marles u shpreh se Australia do t’i qëndrojë pranë Ukrainës deri në fitimin e luftës.

    Gjithashtu, ai bëri me dije se vendi i tij do t’i sigurojë forcave ukrainase municione ajër-tokë.

    Ndryshe, paketa e fundit e çon ndihmën ushtarake australiane për Ukrainën në 880 milionë dollarë.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të përbëhet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, por pjesë e...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Spanja, Irlanda dhe vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian planifikojnë ta njohin një shtet palestinez më 21 maj, tha përfaqësuesi i...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka zhvilluar këtë të premte bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Siç njofton...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datën 08.05.2024 rreth orës 17:10 qytetari nga Ferizaj D.Sahiti , i moshës 32 vjeçar, në rrugën...
    Lajme10 Maj 2024
    Ambasada e Francës në Prishtinë në një përgjigje për televizionin T7 kanë thënë se Parisi zyrtar rekomandon që Qeveria e Kosovës të...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të përbëhet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, por pjesë e...
    Lajme10 Maj 2024
    Tre persona janë arrestuar në Gjilan pasi që të njëjtit kanë kryer vjedhje në një shtëpi atje. Policia njofton se të dyshuarit...
    Lajme10 Maj 2024
    25 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në Pejë. Sipas njoftimit të policisë, plani operativ “Motoçiklistër kundërvajtës” u realizua më 8 maj. “Nё...
    Lajme10 Maj 2024
    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot ka zhvilluar një takim me shefen e zyrës së Këshillit të Europës për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.