×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada Franceze: Drafti i BE-së baza e vetme dhe më e mira, Kosova ta çojë në Kushtetuese që ta përkrahim në KiE

    FrontOnline
    10 Maj 2024

    Ambasada e Francës në Prishtinë në një përgjigje për televizionin T7 kanë thënë se Parisi zyrtar rekomandon që Qeveria e Kosovës të dorëzojë Draft-Statutin për Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese, në një mënyrë e cila do të jetë e përshtatshme për Gjykatën.

    Ambasada e Francës tutje në përgjigje potencojnë se Statuti ka përkrahjen e plotë të vendeve që mbështesin dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe theksojnë se Drafti i BE-së deri tani paraqet bazën më të mirë dhe të vetme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    “Ky statut është miratuar plotësisht nga vendet që mbështesin dialogun e udhëhequr nga BE. Ai ofron deri tani bazën më të mirë dhe të vetme për krijimin e Asociacionit”, ka thënë për T7 nga Ambasada e Francës.

    Dërgimi i Draftit në Gjykatë Kushtetuese për interpretim, sipas Ambasadës së Francës , do të jepte një sinjal të fortë të përkushtimit të Kosovës për të themeluar atë dhe do të tregonte përkushtimin e Kosovës për të drejtat e pakicave, si një prej shtyllave të Këshillit të Evropës dhe në të njëjtën kohë do të një hap i mirëpritur për të siguruar përkrahje në rrugën drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.

    “Dërgimi i draft statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për interpretim do të dërgonte një sinjal të fortë të përkushtimit të Kosovës për të përmbushur këtë çështje dhe do të demonstronte më tej përkushtimin e Kosovës për të drejtat e pakicave, që është një nga shtyllat e Këshillit të Evropës, dhe do të ishte prandaj një hap i mirëpritur për të siguruar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, kanë përfunduar nga Ambasada e Francës.

    Të njëjtin qëndrim për rrugën e anëtarësimit në Këshill të Evropës e kanë edhe Gjermania dhe Italia. Edhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA s’ka votë në Këshill, por që Asociacioni dhe anëtarësimi në KiE janë të ndërlidhura.

    Kryeministri Albin Kurti në një paraqitje nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës e ka konsideruar si absurd kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me themelimin e Asociacionit. Për më tepër, Kurti ka thënë se Draft Statuti i BE-së s’është dokument por vetëm një “non-paper”, meqë i njëjti s’është pranuar në takimin e dhjetorit që të nënshkruhet në kuadër të pakos ku përfshihet edhe Marrëveshja për Normalizim.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore të diskutimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti Fatmir Humolli ka thënë se kur qeveria të japë llogari, ai do të votojë për shpërndarjen e Kuvendit. “Duhet të shkarkohet...
    Lajme20 Maj 2024
    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se, politikat aktuale në Shqipëri nuk po e udhëheqin vendin në drejtimin e...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar `Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit` ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, për...
    Sport20 Maj 2024
    Barazimi i Real Madridit me rezultat 4-4 ndaj Villarrealit, e pa Carlo Ancelottin duke vendosur në fushë formacionin e dytë të ekipit,...
    Lajme20 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhje me fillim prej orës 10:00. Këtë e ka bërë të ditur ZKM përmes një...
    Sport20 Maj 2024
    Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka publikuar listën preliminare prej njëzet e gjashtë futbollistëve të ftuar për Euro 2024.  Kroacia e cila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.