×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bashkëbisedon virtualisht me ish-presidenten e Zvicrës, i shpreh mirënjohje për mbështetje

    FrontOnline
    10 Maj 2024

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual me ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, e cila vlerësohet si një mbështetëse e palëkundur e vendit dhe pavarësisë sonë.

    Me anë të një kumtese për media, bëhet e ditur se Calmy-Rey, e cila përveçse gruaja e dytë presidente e Zvicrës, më parë ka shërbyer edhe si Ministre e Punëve të Jashtme, ndau njohuritë e përvojat e saj dhe shprehu përkrahjen e vazhdueshme.

    “Në takim u diskutua dhe rreth marrëdhënieve të fuqishme dypalëshe mes Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar vlerat e përbashkëta dhe lidhjet historike që kanë bashkuar për një kohë të gjatë të dyja vendet”, thuhet në kumtesën për media të zyrës së kryeministrit.

    Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj Calmy-Rey për mbështetjen e palëkundur, të cilën e ka treguar që përpara pavarësisë së Kosovës, dhe theksoi ndikimin pozitiv të avokimit të saj gjatë viteve. Ai theksoi gjithashtu se tri vjetët e fundit kanë shënuar përparime të mëdha në zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë.

    Çështjet kryesore të trajtuara gjatë diskutimit përfshinin po ashtu dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në nxitjen e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në integrim evropian.

    Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Zvicrës ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar se ky hap është thelbësor për promovimin e sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës, thuhet tutje në njoftim.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka nxjerrë disa përfundime për raportin vjetor të buxhetit. Hoti ndër tjera ka thënë...
    Lajme20 Maj 2024
    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Avdullahu i ftuar në “Info Plus” të RTK-së ka folur për kërkesën e kësaj partie...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, mirëpritën Zëvendës ndihmës Sekretaren...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Është publikuar dosja e plotë e megaoperacionit të ndërmarrë nga SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc. Nga bisedat e transkriptuara nga...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një drekë pune me shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë...
    Lajme20 Maj 2024
    I dyshuari kryesor për vrasjen e policit, Triumf Riza, Enver Sekiraqa, nuk është gjetur në shtëpinë e tij gjatë ditës së premte...
    Lajme20 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar sot nga policia. Ata dyshohet se kishin hedhur një bombë (granatë dore), para më shumë se një muaji,...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij do të fillojnë të martën e ardhshme, sipas agjencisë së lajmeve...
    Sport20 Maj 2024
    Arda Guler ka shënuar gjashtë gola nga gjashtë goditjet e tij në portë për Real Madridin këtë sezon. Sensacioni turk ka luajtur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.