Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Auditori konfirmon abuzimet financiare në Zyrën e Kryeministrit

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar të mërkurën raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Zyrës së Kryeministrit për vitin 2019 dhe ka konfirmuar shpërdorimin financiar.

    KOHA, muajin e shkuar kishte raportuar në disa raste për abuzimet financiare në Zyrën e Kryeministrit, bazuar në draft-raportin e ZKA-së.

    Në raportin final, theksohet se Zyra e Kryeministrit është pajtuar me gjetjet dhe konkluzionet e auditimit, si dhe është zotuar së do t’i adresojë të gjitha rekomandimet e dhëna.

    Në pikën ku flitet për “konkluzionin për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, thuhet se kontrollet mbi të hyrat ishin kryesisht efektive, ndërsa kontrollet mbi shpenzimet në përgjithësi kërkojnë përmirësim të mëtejshëm për të parandaluar parregullsitë.

    “Kontrollet nuk ishin zbatuar me konsistencë, kryesisht në: realizimin e shpenzimeve në mungesë të dëshmive të mjaftueshme, kontraktimi i shërbimeve të veçanta pa procedura, realizimi i shpenzimeve me prokurim duke mos përfillur rregullat financiare dhe procedurat e kërkuara ligjore”, thuhet në raportin e ZKA-së për Zyrën e Kryeministrit për vitin e shkuar.

    Gjatë tërë vitit të shkuar, kryeministër ishte Ramush Haradinaj.

    Sipas gjetjeve të ZKA-së, fusha më problematike vazhdon të mbetet menaxhimi i subvencioneve dhe transferove.

    “Përkundër faktit se në këtë fushë edhe gjatë viteve të mëparshme janë identifikuar parregullsi të shumta dhe mos zbatim i kritereve dhe rregulloreve për ndarjen e subvencioneve, ZKM nuk ka marrë masa për të korrigjuar dobësitë dhe mangësitë ekzistuese. Përkundrazi, situata mund të vlerësohet edhe më e keqe se vitin e kaluar. Menaxhmenti i ZKM duhet t’i hulumtoj shkaqet për një gjendje të tillë si dhe t’i shqyrtoj seriozisht gjetjet dhe rekomandimet e auditimit, dhe ndaj personave përgjegjës të aplikoj masa përgjegjësie”, thuhet në raport.

    Fusha tjera, ku nevojiten përmirësime janë: planifikimi dhe realizimi i buxhetit sipas kategorive adekuate, menaxhimi i projekteve dhe aplikimi i kontrolleve të shtuara mbi fushën e prokurimit.

    “Mbikëqyrje më efektive duhet të aplikohet edhe në procesin e menaxhimit të avanseve, pasurive jo financiare si dhe menaxhimit të obligimeve të papaguara”, thuhet në raport.

    KOHA më 13 e 14 maj kishte shkruar se si një “’ekspert’ u pagua 6 mijë euro në muaj” dhe se si “Qeveria Haradinaj abuzoi edhe në tenderët për vepra memoriale”.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme03 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik në Indi ku mbeten të vrarë mbi 260 persona. Kreu i...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander...
    Lajme03 Qershor 2023
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka cilësuar si shumë të qartë deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Tre ushtarë izraelitë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga një person i armatosur pranë kufirit me Egjiptin, sipas një...
    Lajme03 Qershor 2023
    Janë arrestuar dy person në Pejë, pasi dyshohet për vjedhje në një market. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se pas...
    Lajme03 Qershor 2023
    Kati i dytë i një shtëpie është kapluar nga zjarri, si pasojë katër persona kanë marrë lëndime trupore. Sipas policisë, ngjarja ka...
    Lajme03 Qershor 2023
    Ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen në një intervistë ka folur për zhvillimet e fundit në vend, tensionet në veri dhe dialogun Kosovë-Serbi. Diplomati...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Kosovari 47 vjeçar po drejtonte furgonin në mënyrë korrekte kur është goditur nga një makinë që kishte hyrë në korsinë e gabuar...
    Bota/Rajoni03 Qershor 2023
    Udhëheqësi i forcës mercenare ruse, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se gati të gjithë luftëtarët e tij janë larguar prej qytetit ukrainas...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.