Përfaqësuesja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) është tubuar të hënën në Gjakovë për kampin e dytë me këtë gjeneratë.
Menjëherë të hënën, hendbollistet e reja kanë zhvilluar stërvitjen e parë, përcjell FrontOnline.
Kryetrajneri Mitat Ferati është i kënaqur me atmosferën në përfaqësuese dhe me përkushtimin dhe angazhimin e vajzave.
Në fund të grumbullimit, Kosova U17 do të luaj një ndeshje kontrolluese me Kosovën U19.
Kosova U17 po konsolidohet dhe po kompletohet për Kampionatin Evropian të verës së ardhshme.
Kampi i parë ishte plotësisht i suksesshëm, ndërsa edhe fillimi i kampit të dytë premton zhvillim dhe avancim të mëtejmë./FrontOnline/