×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK dhe Prokuroria e Shtetit me marrëveshje të bashkëpunimit kundër korrupsionit dhe shpërlarjes së parave

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Administrata Tatimore e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit, kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi ndërinstitucional, me anë të së cilit synohet të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellët në ngritjen e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave.

    Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, dhe kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi.

    “Qëllimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit është që përmes përpunimit të raporteve të rregullta, ATK-ja në bazë të kompetencave ligjore do të pajisë Prokurorin e Shtetit me të dhëna dhe informacione të mjaftueshme, për persona të caktuar dhe personat juridik që dyshohen që kanë kryer veper penale, kur nga analiza elektronike e sistemit informativ identifikohet ose konstatohet çdo shpërputhje në mes të hyrave dhe shpenzimeve të subjekteve që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë në shumën prej 30 mijë euro e me shumë për pasurinë e luajtshme, dhe në shumën prej 60 mijë euro e më shumë në pasurinë e paluajtshme”.

    Njoftimi i plotë:

    Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi ndërinstitucional, me anë të së cilit synohet të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellët në ngritjen e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave.

    Qëllimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit është që përmes përpunimit të raporteve të rregullta, ATK-ja në bazë të kompetencave ligjore do të pajisë Prokurorin e Shtetit me të dhëna dhe informacione të mjaftueshme, për persona të caktuar dhe personat juridik që dyshohen që kanë kryer veper penale, kur nga analiza elektronike e sistemit informativ identifikohet ose konstatohet çdo shpërputhje në mes të hyrave dhe shpenzimeve të subjekteve që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë në shumën prej 30,000 euro e me shumë për pasurinë e luajtshme, dhe në shumën prej 60,000 euro e më shumë në pasurinë e paluajtshme.

    Evidentimi nga ATK me këto informacione do t’i shërbejnë Prokurorit të Shtetit si indikacion fillestar për nisjen dhe zhvillimin e hetimeve penale të cilat ndiqen sipas legjislacionit në fuqi.

    Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se ky memorandum është i bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe do t’i shërbejë Prokurorit të Shtetit dhe ATK-së për t’i evidentuar të gjithë ata persona apo grupe të caktuara të cilët kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme, e që të njëjtit do të ndjekjen penalisht për veprimtaritë e tyre kriminale.

    Ndërkaq, Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka deklaruar se do ti përmbahen në përpikëri këtij memorandumi të bashkëpunimit duke i ofruar të gjitha informatat e nevojshme Prokurorit të Shtetit në rastet kur evidentohen se ka shpërputhje në mes të hyrave dhe shpenzimeve të personave fizik dhe atyre juridik.

    Po ashtu, me anë të këtij memorandumi, mundësohet një komunikim më i drejtpërdrejt, i vazhdueshëm dhe i pandërprerë ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe ATK-së, duke nxitur kështu shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencën mbi çështjet që ndërlidhen me luftimin e veprave të ndryshme penale, në mënyrë që të mbrohen interesat e përgjithshme publike të qytetarëve, ekonomisë dhe sistemit financiar të Republikës së Kosovës.

    Ky memorandum i bashkëpunimit në mes të Prokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës është mbështetur nga Zyra e UNDP-së në Kosovë, e cila përmes praktikave me të mira nga shtetet e BE-së ka ndihmuar në draftimin e këtij memorandumi, dhe me përkrahje në asistencën teknike dhe nevojave teknologjike do të mundësoj zbatimin fillestar i tij.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.