×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ASK: Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 mijë e 615 familje

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies  Sociale” për vitin 2020.

    Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

    Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 615 familje me gjithsej 99 712 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 301 familje.

    Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 140 917 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 547 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 663 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 91 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 453 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1,133 përfitues;  nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 572 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 988 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 950 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik janë 3 071 përfitues- nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 640 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38 218 përfitues.

    Ndërsa janë braktisur 6 fëmijë për TM2 – 2020.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Lajme31 Maj 2025
    Një aksident i rëndë trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në fshatin Grazhdanik në Prizren, ku si pasojë e...
    Lajme31 Maj 2025
    Albin Kurti, kryeministër në detyrë, sot gjatë ditës së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe me ministrin e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    Lajme31 Maj 2025
    Gazmend Syla, nënkryetari i OVL UÇK-së, ka thënë se protesta e tyre kur ishte Trendafilova në Kosovë nuk ishte për ta frikësuar...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Një punëtor nga Bosnja Hercegovina ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Tiranë dhe për pasojë ka vdekur. Policia e Tiranës...
    Sport31 Maj 2025
    Llapi është skuadra që qëndron në Superligë, pas fitores në penallti ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit. Gjithçka ishte e barabartë deri...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.