×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Bujqësi

    ASK-ja tregon sa ka tokë bujqësore në Kosovë dhe me çka mbillet ajo

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2019.

    Publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e tokës bujqësore, kulturat bujqësore, blegtorinë dhe produktet blegtorale, inputet bujqësore (plehrat minerale, organike, pesticidet), fuqinë punëtore në bujqësi dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore.

    Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore ishte 420 141.05 hektarë (përfshirë tokën e përbashkët). Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe u përket: livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) me 51.9 për qind; tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 44.8 për qind; kulturat shumëvjeçare (pemët, vreshtat, fidanët) me 3.0 për qind; dhe kopshtet me 0.3 për qind

    Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (188 364.69 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 124 198.96 ha (65.9%); bimë foragjere me 37 496.72 ha (19.9%); perime gjithsej (në fushë të hapur, në serra dhe kopshte) janë 9 958.80 ha, prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra janë 8 836.68 ha (4.7%); patate 3 688.19 ha (2.0 %); bishtajore 2 997.00 ha (1.6%); bimë industriale 401.92 ha (0.2%); kultura të tjera 2 580.42 ha (1.4%) dhe tokë djerrinë 8 164.80 ha (4.3%).

    Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës, është 31 899.99 ha. Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide ishte 19 050.93 ha.

    Sipas rezultateve të AEB 2019, numri i gjedheve ishte 257 733 krerë; i deleve ishte 189 102 krerë; i dhive ishte 27 197 krerë; i derrave ishte 40 538 krerë; i njëthundrakëve (kuaj, mushka, gomarë) ishte 2 037 krerë; i shpezëve (pula, qura, rosa dhe pata) ishte 2 665 262 krerë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve ishte 219 831.

    Përmes Anketës së Ekonomive Bujqësore janë grumbulluar të dhëna rreth punës në bujqësi, varësisht nga angazhimi i tyre në prodhim, me orar të plotë, të pjesshëm (herë pas here).

    Sipas AEB 2019, numri i përgjithshëm i personave të angazhuar në bujqësi në Kosovë ishte 270 181 persona. Kontributi i përgjithshëm i tyre në punën bujqësore ishte 82 656.98 Njësi të Punës Vjetore (NjPV) (ku 1 NjPV është e barabartë me 1 800 orë pune në vit /225 ditë pune/ nga tetë orë në ditë).

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.