Me insistimin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, liderët e partive politike shqiptare në Bujanoc janë bindur që ta nënshkruajnë marrëveshjen e përbashkët për ta drejtuar Komunën, duke e lënë kështu në opozitë SNS-në, partinë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, raporton portali “Front Online”.
Marrëveshja është nënshkruar në selinë e Partisë Demokratike(PD), sipas së cilës kreu i kësaj të fundit, Nagip Arifi, do të zgjidhet kryetar i ri i Komunës së Bujanocit, përderisa Partia për Veprim Demokratik (PVD) do ta drejtoj Kuvendin Komunal. Poashtu, kreu i LPD-së, Shqiprim Musliu, do të zgjidhet nënkryetar i Komunës së Bujanocit.
Përndryshe, liderët politik në Bujanoc ishin shumë afër marrëveshjes së koalicionit me partinë e Vuçiqit, por gjitha tentativat ranë poshtë me insisitimin e ministrit Cakaj.
Shqiptarët poashtu do t’i kenë edhe tre deputetë në Parlamentin e ri të Serbisë.
/Front Online/