Një person është arrestuar ditën e djeshme në Vushtrri, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00, njofton Policia e Kosovës.
“Vushtrri 11.07.2022 – 14:00. Është arrestuar dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.