Policia në Malishevë ka arrestuar një person i cili dyshohet se e ka kushtëzuar një vajzë për të dalë me të.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Malishevë, njofton policia në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, i dyshuari i kishte bërë presion viktimës se nëse nuk del me të, do të ia publikojë fotot e saj, shkruan Reporteri.net.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.