×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohet një kolonel i lartë francez, dyshohet për spiunim të NATO-s te shërbimet ruse

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Një zyrtar i lartë i ushtrisë franceze është duke u hetuar për shkelje të sigurisë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Francës.

    Radio Europe 1 raportoi se një kolonel lejtnant që ishte duke shërbyer në një bazë të NATO-s në Itali dyshohet se u ka ofruar shërbimeve sekrete ruse dokumente shumë të ndjeshme, shkruan Free Europe.

    Ministrja e Mbrojtjes e Francës, Florence Parly, tha se kanë filluar procedurat juridike kundër një zyrtari të lartë të ushtrisë franceze dhe se ushtria i ka marrë masat e nevojshme mbrojtëse pas dyshimeve për këto shkelje.
    Vetë ministrja Parly dhe as Ministria e Mbrojtjes nuk kanë ofruar informata më të hollësishme në lidhje me këtë rast.

    Raportohet se koloneli është arrestuar nga shërbimet sekrete të Francës para rreth dhjetë ditëve, në kohën kur po përgatitej të kthehej në punë në Itali pas pushimit veror.

    Ai është duke u mbajtur në ndalim në Paris, thuhet në njoftimin e radiostacionit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.