Është arrestuar një person në Podujevë pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje trafiku, ka kanosur verbalisht zyrtarin policor.
Rasti ka ndodhur të martën në mesditë në stacionin policor në Podujevë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Ndaj të dyshuarit është hapur rast për kanosje.