×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre persona për përfshirje në kontrabandë me emigrantë dhe mallra

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Departamenti i Policisë Kufitare, në mbrëmjen e të martës në zonën kufitare të fshatit Korminjan të Ranillugut, i kanë ndaluar tre traktora me rimorkio të improvizuar të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Kosovë.

    Policia ka bërë të ditur se shoferët e traktorëve kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar emigrantë si dhe mallra në mënyrë të paligjshme./Front Online

    Njoftimi i plotë:

    “Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të përditshme, ka iniciuar dy rate: ‘kontrabanda me mallra’ dhe ‘kontrabanda me emigrant’, ka arrestuar tre të dyshuar dhe ka konfiskuar mallra të kontrabanduar. Po ashtu, ka trajtuar sipas procedurave nëntë emigrantë. Kontrabanda me mallra: Njësia patrulluese e policisë kufitare, më 20.04.2021 rreth orës 19:00 min, në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan KK Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë tre traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë për media nga Policia e Kosovës.

    Të dyshuarit kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallrat e paligjshme.

    Me këtë rast policia ka konfiskuar:

    – Birra, 222 arka x 20 shishe 0.5 litërshe (2220 litra në total)

    – Laptop të përdorur gjithsej 51 copë

    – Rregullator për laptop 98 copë

    – Tastatura për laptop te përdorura 39 copë

    – Pula të gjalla 53 copë

    – Neskafe 3/1 1 pako me gjithsej 180 copë

    – Sallame 14 copë me peshe prej 4.683 gram

    – Rafte metali 15 copë dhe

    – 13 artikuj ushqimor 248 copë.

    Me aktvendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

    Kontrabanda me emigrant: Zyrtarët policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, më 21.04.2021, në ora 11:10 në hyrje në Terminalin Doganor kanë kontrolluar me prisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion që drejtohej nga: S.N. (viti i lindjes 1976, shtetas i Serbisë), i cili vinte nga Greqia. Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të mara është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi. Rasti është trajtuar ne koordinim me prokurorin kujdestar.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.