×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Zemaj: Qytetarët që hyjnë në Kosovë s’do vetëizolohen

    FrontOnline
    07 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetëizolohen, porse për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.

    “Ministria bashkë me IKSHPK nga aktiviteti ditor ka konstatuar situatë të qëndrueshme por me rritje të lehtë të rasteve në disa komuna. Duhet të jemi të qartë që virusi është akoma aktiv edhe pse me një rënie në intensitet”, ka thënë Zemaj.Ai ka shtuar se pas analizës së bërë IKSHPK-ja ka rekomanduar ndryshim të masave shtesë.

    “Kontrollin e detajuar mjekësor të të gjithë qytetarëve që hyjnë në Kosovë. Që nga dita e hënë propozoj që qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetëizolimit dhe në vend të testimit për ata që hyjnë do të jetë kontrolli i detajuar. Më lejoni të ju njoftoj që nga dita e hënë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 21:00. Kërkojmë që të zbatohen me përpikëri rekomandimet”, ka thënë Zemaj.

    MSH-ja thotë se numri i inspektorëve duhet të rritet dhe se çdo shkelje e rregullave do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.Kurse për këtë propozim vendim Hoti ka shtuar, “propozoj që pika 3 të jetë që deri më 12 qershor 2020 MSH të miratojë manualin për mbrojtje nga virusi Covid-19. Udhëzime dhe detaje se si duhet të sillemi në institucione dhe çdo vend. Edhe pika e 4 të jetë që MSH të autorizohet që të nisë procedurat për 200 persona që do e mbikëqyrin këtë manual”.

    Zemaj është zotuar se në një afat optimal do të jenë në shërbim të qytetarëve.“Vetëm këto ditë të punës së vitit fatkeqësisht pa pranuar ndonjë pjesë të punës së detajuar kam parë që një numër i konsiderueshëm i vullnetarëve ka qenë shumë i angazhuar dhe me vendimin e ri kur kemi një numër të madh të pikave hyrëse”, ka thënë Zemaj.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.