×
  • Lajme
  • Lajme

    Armend Berisha zgjidhet kryetar i Gjykatës në Pejë, Nikollë Komani i asaj në Gjakovë

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), përmes aplikacionit ZOOM, ka mbajtur takimin e 235-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skender Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

    Takimi filloi me aprovimin e plotësim/ndryshimit të vendimit të KGjK-së, të datës 23 qershor 2020, për miratimin e listës së gjyqtarëve për të qenë pjesë e listës së Paneleve Hetimore, me mandat tre (3) vjeçar.

    Gjatë këtij takimi, anëtarët e KGjK-së, zgjodhën anëtaren e Komisionit për Rishqyrtim të Ankesave, gjyqtaren Diellza Hoxha. Po ashtu, pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, kanë përzgjedhur dhe emëruar kryetarin e Gjykatës Themelore në Pejë, gjyqtarin Armend Berisha, si dhe kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, gjyqtarin Nikollë Komoni.

    Anëtarët e Këshillit aprovuan kërkesën e Kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabasiq, lidhur me transferimin e një gjyqtari në Gjykatën e Apelit, të cilit paraprakisht i lejohet përfundimi i një lënde penale si dhe themeluan anëtarët e Komisionit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Departamentin Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe në kuadër të Gjykatës e Apelit.

    Mes tjerash, u diskutua edhe situata e gjyqësorit dhe përshtatja e punës së gjykatave në gjendje të pandemisë me ç’rast kryesuesi Çoçaj u bën përsëri thirrje të gjitha gjykatave, që organizimin e punës ta bëjnë në përputhje me rekomandimet e IKSHP-së për masat kundër virusit COVID-19, vendimit të Këshillit, Planit emergjent për menaxhimin e krizës, vendimit të Qeverisë si dhe Manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.