×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Arjan Zeka: Marrëveshja në Uashington pozitive në stabilitetin e marrëdhënive Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane Ekonomike, Arjan Zeka komentoi rëndësinë e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA.

    Ai tha se në fillim të këtij viti, Dhoma Amerikane në Kosovë ka pasur një takim me ambasadorin Grenell ku janë diskutuar problemet e natyrës ekonomike dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas tij, kjo marrëveshje do të ketë ndikimin e duhur në stabilizimin e marrëdhënieve politike mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij bashkëpunimi ekonomik mund të sjellë tejkalimin e të gjitha barrierave mes dy vendeve.

    Vendosja e trafikut hekurudhor mes Kosovës dhe Serbisë është një ndër pikat kryesore të marrëveshjes së Uashingtonit që Arjan Zeka e specifikoi si më të rëndësishmen e që do ndikojë më shumë në vendosjen e stabilitetit mes dy shteteve.

    Një tjetër pikë që drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë e përmendi si të rëndësishme ishte dhe funksionalizimi i vendkalimit të përbashkët kufitar në Merdare duke shtuar gjithashtu pikën që mundëson lirimin e fondeve dhe hapjen e mundësive të reja të financimit nga dy institucione amerikane financiare.

    Pyetur rreth diferencave të mëdha që ka pasur në qëndrimet e palëve sa i përket marrëveshjes së 4 shtatorit, Arjan Zeka foli specifikisht për qëndrimin e Odës Ekonomike dhe tha se qëndrimi i tyre ishte në përputhje me atë të Administratës Amerikane dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

    Ai nuk la pa justifikuar dhe faktin se diskursi që po zhvillohet në Kosovë mes partive politike është tejet normal dhe mbi të gjitha është i nxitur nga palët opozitare.

    “Ne vazhdimisht si Odë Ekonomike Amerikane u bëjmë thirrje partive politike edhe atyre që janë pjesë e Kuvendit, të gjitha forcave politike në vend që t’i tejkalojnë këto mosmarrëveshje dhe të rrinë larg ashpërsimit të diskursit politik i cili pastaj vonon dhe vendimmarrjen sa i përket reformave që duhen ndjekur në aspektin e përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes ose ekonomisë në përgjithësi”,- tha Arjan Zeka në një intervistë për euronews.al.

    Pyetur nëse Oda Ekonomike Amerikane bashkëpunon me ndonjë institucion simotër në Beograd z. Zeka e pohoi këtë gjë por pranoi njëkohësisht që nuk mund të kenë ndikim në mbarëvajtjen e marrëveshjes së Uashingtonit sa i përket ‘presionit’ që mund t’i ushtrojnë autoriteteve ose qeverive të vendeve përkatëse.

    Ndërkaq përfshirjen e Kosovës në minishengenin ballkanik z. Zeka e konsideroi një benefit tjetër për Kosovën mbi të gjitha për lirinë e transportit të mallrave, gjë që ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë.

    Sa i përket aftësisë përthithëse të kapitaleve nga Serbia duke qenë një ekonomi më e fuqishme se ajo e Kosovës dhe dëmtimit të interesit të kësaj të fundit ai u shpreh jo në të njëjtin mendim. Sipas tij kjo është përgatitje për synimin kryesor të Kosovës dhe gjithë vendeve të Ballkanit, anëtarësimit në BE.

    “Nëse përgatitemi për të bërë biznes në një treg më të vogël atëherë do ta kemi jashtëzakonisht të vështirë që të bëhemi pjesë e tregut të Bashkimit Europian”,- u shpreh Zeka.

    Ai vendosi të mos japë një koment për opinionin që kanë shprehur aktorët politik se minishengeni ballkanik është krijimi i Jugosllavisë së re por sidoqoftë ai nënvizoi se nëse do të ishte i drejtë ky opinion atëher edhe BE do të konsiderohej njëfarë Jugosllavie.

    Në fjalën e tij ai shprehu se u takon partive që gëzojnë pushtetin që të zgjerojnë kompromisin nacional në mënyrë që marrëveshja së pari të njihet e të vihet në zbatim sa më lehtë të jetë e mundur.

    Së fundmi Arjan Zeka theksoi se fakti që Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndërmjetës në marrëveshje e bën atë vetë më pozitiv sa i përket implementimit të shpejtë të kësaj marrëveshje. Ai shtoi gjithashtu se përveç aspektit financiar nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë e shton presionin ndaj të dyja shteteve për respektimin me rigorozitet të pikave të marrëveshjes.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.