×
  • Lajme
  • Lajme

    Arifi: Do të ketë sanksione shtesë ndaj Qeverisë, nëse s’ka akordim mes Kurtit me dy diplomatët

    FrontOnline
    05 Qershor 2023

    Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka thënë se do të ketë sanksione shtesë ndaj Qeverisë së Kosovës, nëse nuk arrihet ndonjë akord në takimin e sotëm, ku emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian Miroslav Lajçak do të priten nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

    Megjithatë, Arifi, potencon për Klankosova.tv se mund të ketë edhe sanksione individuale përpos atyre ndaj institucioneve qeveritare.

    “Normalisht që do të ketë pasoja, por nuk besoj që nuk do të ketë pajtim, pra do të ketë akordim, pasoja pikë së pari do të jenë qeveritare pra do të ketë sanksione ende shtesë ndaj vetëm institucioneve qeveritare, pastaj mund të ketë sanksione edhe individuale nëse nuk ka ndonjë pajtim mbi këtë çështje”, ka thënë Arifi për Klankosova.tv.

    Ai shton se nga ajo që është parë deri më tani, duket se ka një pajtim se kjo çështje mund të zgjidhet me dialog.

    Politologu shton se kjo vizitë është duke u bërë që qetësohet situata dhe të gjendet një zgjidhje e përkoshme.

    “Normalisht që vizita e Escobarit dh Lajçakut në Prishtinë është në vazhdën e asaj që të qetësohet për të gjetur një zgjidhje për çështjen e komunave veriore, pas intepretimit mos të merr pjesë në zgjedhje, pra kjo vizitë bëhet për të qetësuar situatën dhe për të dhënë një zgjidhje të përkohshme të problemit aktual”.

    Sipas Arifit, dy diplomatët do ripërsërisin kërkesat e tyre gjatë qëndrimit në Kosovë.

    “Mesazhet që do ua përcjellin janë të njëjta që janë bërë publike nga SHBA-ja dhe BE-ja që kryetarët që të ushtrojnë detyrën në objekte alternative, të tërhiqet njësia speciale dhe të organizohen zgjedhjet e reja në një kohë të përshtatshme – duke pritur që të gjendet një zgjidhje politike për pjesëmarrjen e serbëve”.

    Megjithëse, në fund, Arifi theksoi se do të arrihet një pajtim, sipas tij, Kurti nuk mund të shkoj kundër perëndimit.

    “Do të arrihet një pajtim, Kurti s’mund të shkojë kundër perëndimit pavarësisht se a ka a po jo të drejtë. Fuqia është ajo që determinon ngjarjet që të rrjedhin sipas mënyrës se si fuqitë e kërkojnë, Zoti Kurti është i detyruar që të gjejë një kompromis mes kësaj gjëje”.

    Escobar dhe Lajçaku, takimin e parë do ta zhvillojnë sot, në mbrëmje me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke filluar në orën 20:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

    Ndërkohë, të martën, të dy diplomatët do ta takojnë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe tre krerët e partive opozitare. /Klankosova.tv.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.