Gjatë 24 orëëve të kaluara, në Argjeninë janë regjistruar 92 viktima të koronavirusit. Kjo është shifra më e madhe ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit në shtetin e largët.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 3,937 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve në këtë vend shkoi në 130,774, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Rritja e numrit ditor të viktimave erdhi pasi autoritetet e rihapën pjesërisht kryeqytetin Buenos Aires, ku janë regjistruar 90 për qind e rasteve deri më tani.
Pavarësisht rasteve të reja, gjendja në Argjentinë është shumë më e mirë krahasuar me shtetin fqinj, Brazilin, ku për çdo ditë po regjistrohen qindra të vdekur nga pandemia.
Amerika Latine është një ndër rajonet më të prekura në botë nga sëmundja e re, në bazë të të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.