
Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, para fillimi të takimi të Grupit Parlamentar të kësaj partie ku mandatari për formimin e Qeverisë, Avdullah Hoti, do ta prezanton programin qeverisës, tha se ky program është fokusuar në dy shtylla kryesore luftën me pandeminë e Coronavirusit dhe rimëkëmbjen ekonomike, raporton Front Online.
“Ky program parësor e ka pandeminë me Covid-19 dhe shtylla e dytë është rimëkëmbja ekonomike pasi që çdo ditë e humbur në qeverinë Kurti po falimentojnë shumë biznese të vogla Kryeministri Hoti do ta ketë paraqitjen e par në njërin nga televizionet”, tha Abrashi, raporton Front Online.
Ai tha se shtylla e dytë do të fokusohet te bizneset e vogla.
Lidhur me atë se nëse kjo shpalosje e programit është presion nga Gjykatës Kushtetuese për ta shpallë vendimin në favor të tyre, Abrashi tha se po përpiqen që të mos humbasin kohë, pasi siç tha ai, dëmi i kësaj qeverie në ikje është shumë i madh.
Ai tha se nuk është diskutuar se kush do të jenë ministra nga kjo parti në qeverinë Hoti.
Abrashi tha se Avdullah Hoti ka pasur edhe takime me përfaqësuesit e bizneseve për hartimin e këtij programi./Front Online/
https://www.facebook.com/100224887998265/videos/296588448004436/