×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arabia Saudite rrit çmimin e naftës

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Industria e naftës po rikuperon disa nga humbjet e muajve fillestarë të pandemisë dhe pret përmirësim të kërkesës konsumatore. Arabia Saudite ka rritur çmimet për tregjet e saj më të rëndësishme.

    Vendi i parë eksportues i hidrokarbureve në botë, Arabia Saudite, ka vendosur të rritë çmimet e naftës bruto për tregjet kryesore globale pasi pret një dalje të sektorit nga kriza prej pandemisë.

    Kompania “Aramco” njoftoi se për muajin gusht një fuçi nafte për importuesit aziatikë do të kushtojë 1,2 dollarë më shtrenjtë sesa standardi i brutos në Lindjen e Mesme, dhe deri 1,65 dollarë fuçia për tregun e dytë më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Nga prodhuesi shtetëror saudit i naftës dhe i gazit mësohet se çmime më të larta do të aplikohen edhe për blerësit e naftës bruto nga Evropa veriperëndimore, ndërkohë që për rajonin e Mesdheut, më të prekur prej pandemisë, kostot do të ulen me më shumë se 1 dollar fuçia.

    Ndërsa një ditë më parë në bursa u pritën pozitivisht pritshmëritë e shtetit arab për kërkesën botërore për hidrokarbure, të martën tregjet financiare u ulën sërish me më shumë se 1 për qind prej frikës se një valë e dytë pandemie mund ta keqësojë situatën.

    Një fuçi nafte bruto e standardit Brent u vlerësua gjatë ditës me më pak se 43 dollarë apo 34 për qind më ulët nga viti në vit, ndërkohë që brutoja amerikane qëndroi në afro 40 dollarë fuçia.

    Pasiguritë për tregun amerikan u shtuan edhe nga vendimi për pezullimin e një tubacioni nafte i cili sipas gjykatës po ndërtohej pa iu nënshtruar rregullave mjedisore.

    Projekti gati 2 mijë kilometra i gjatë që do transportojë mes 4 shteteve amerikane një sasi prej 570 mijë fuçish nafte në ditë ishte mbështetur fuqimisht nga presidenti Donald Trump.

    SHBA-ja, Arabia Saudite dhe Rusia si aleatë naftëprodhues të OPEK-ut prej muajit prill kanë vendosur të ulin prodhimin e tyre normal me gati 10 milionë fuçi në ditë edhe për korrikun.

    Ekspertët parashikojnë që çmimi mesatar i naftës këtë vit të jetë 39 dollarë për fuçi, për të arritur vlerën e vitit të shkuar vetëm në 2023-in, kur do të kushtojë rreth 64 dollarë fuçia.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.