×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli vërteton pafajësinë e të akuzuarit për vrasjen e Shani e Bahri Malokut

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm Besim Malokun, të akuzuar për vrasjen e Shani dhe Bahri Malokut në mars të 2018-tës.

    Besim Malokut i është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë, i cili e liron atë nga vepra penale “Vrasje e rëndë”.

    Ndërkaq, për armëmbajtje pa leje dënimi nuk është prekur.

    Dënimi për armëmbajtje pa leje nuk është prekur as për të akuzuarin tjetër Blerim Maloku.

    Komunikata e plotë:

    Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e prokurorisë, në rastin e të akuzuarit Be. M. Aktgjykimi lirues i Gjykatës Themelore në Gjakovë, sa i përket veprës penale veprën penale  “Vrasje e rëndë”  nga neni 179 i  Kodit Penal të Kosovës, është vërtetuar.  Pjesa e aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë që ka të bëjë më  akuzuarit Bl. M.  dhe Be.M., për veprën penale (secili veç e veç)  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  nga neni 374 i  KPRK-së, ka mbetur e paprekur. Ndërsa ankesa e përfaqësueses së autorizuar  të palës së dëmtuar,  është hudhur si e pa lejuar.

    Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i atakuar më ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispzotave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se drejtë po ashtu janë aplikuar dispozitat e të drejtës materiale.

    Sa i përket ankesës se palës së dëmtuar, Gjykata gjeti se ajo është e pa lejuar,  ngase sipas dispozitave të KPP-së, i dëmtuari mund të paraqes ankesë lidhur me sanksionin penal, vetëm për kapituj të caktuar  të KPRK-së./FrontOnline/

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.