×
  • Lajme
  • Lajme

    Ankesat për bartjen e maskës, Drejtori i policisë: Sot flasim me Ministrinë dhe IKSHKP-në

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Bartja e maskës në rrugë kur ka pak njerëz dhe makinë kur vozitësi është vetë apo i shoqëruar nga familjarët, shumë shpejt mund të mos jetë e detyrueshme. Një propozim i tillë i ka shkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP’së nga Bordi i kryesuar nga mikorobiologu Lul Raka.

    Masat që ka vendosur Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19, nuk po iu duken të arsyeshme qytetarëve. Ata po kundërshtojnë mbajtjen e maskës në ambiente të hapura ku nuk ka shumë njerëz.

    Po ashtu, e paarsyeshme po cilësohet mbajtja e maskës në veturë, kur është vetëm vozitësi, apo edhe kur është i shoqëruar nga familjarët. Ani se në vendimin e MSh’së thuhet se vendosja e maskës kur në veturë je i shoqëruar nga familjarët, nuk është e nevojshme, qytetarët po thonë se po gjobiten nga policia.

    Por për vendet ku duhet të vendoset e ku jo, ende po haset në paqartësi.

    Qytetarët të cilët nuk e kanë të vendosur maskën derisa janë në veturë, edhe në rastet kur janë vetëm, po dënohen nga policia.

    Ata po dënohen edhe kur janë me familjarët e tyre.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një përgjigje për Express ka thënë se do të rishikohet vendimi për vendosjen e maskës në hapësira ku nuk ka frekuentim të madh të njerëzve.

    “Për momentin e kemi obligim mbajtjen e maskës. Ne po i zbatojmë vendimet e Qeverisë. Po i shikojmë të gjitha udhëzimet që i kemi nga ministria dhe Instituti dhe po i bëjmë udhëzimet për policët. Ne nuk mund të bëjmë asnjë ndryshim nëse nuk na vjen ndonjë vendim nga ministria dhe Instituti”, ka deklaruar Qalaj.

    Qalaj ka deklaruar se do të rishikohen vendimet të cilat përcaktojnë ku duhet të vendoset maska e ku jo.

    “ Te premten kemi një takim, do të rishikohen në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka thënë Qalaj.

    Vendosja e maskës në natyrë, në veturë kur je vetëm apo me anëtarët e familjes, nuk është e arsyeshme edhe sipas mikrobiologut Lul Raka.

    Ai ka thënë se nuk duhen dënuar personat të cilat nuk mbajnë maskë në veturë apo në natyrë, ku nuk ka frekuentim të madh të njerëzve tjerë.

    “Nuk duhet dënuar kur je në veturë, as në ambient të jashtëm (në natyrë) kur je vetëm apo me familje”, ka deklaruar Raka.

    Raka i cili është kryesues i Bordit Këshillëdhënës për luftën kundër COVID-19, ka thënë se ky bord ka hartuar një dokument të cilin ia ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shqyrtim.

    Rastet kur duhet të vendoset maska e kur jo, sipas rekomandimeve që Bordi Këshillëdhënës kundër COVID-19 i ka dërguar në MSh dhe IKSHP:

    Bartja e maskës është bërë e obligueshme që nga data 14 korrik, si masë mbrojtëse nga COVID-19.

    Të gjithë personat që nuk e respektojnë këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, dënohen me 35 euro gjobë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.