
Boris Johnson do të paralajmërojë publikun sot se qoftë edhe një “relaksim” modest i masave të bllokimit mund të rrezikojë shfaqjen e një valë të dytë vdekjeprurëse të virusit, shkruan Daily Mail.
Kryeministri pritet të dalë në mbrëmje në një konferencë për shtyp, për herë të parë këtë muaj, ku pritet të paraqesë qëndrimet e tij të fundit për kufizimet sociale
Burime qeveritare thanë se ai do të përshëndes përparimin e bërë në mbajtjen e virusit nën kontroll dhe parandalimin e Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) nga mbingarkesa.
Z. Johnson do të paralajmërojë se Qeveria nuk do të heqë dorë nga asnjë masë që mund të rrezikojë kthimin e virusit.