Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtari i presidencës boshnjake: Kosova është shtet i pavarur

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Boshnjaku kroat, Željko Komšić është anëtar i presidiumit trekrerësh të Bosnje-Hercegovinës. Për DW ai thotë se Beogradi duhet të pranojë realitetin me Kosovën, atëherë gjërat bëhen më të thjeshta.

    Deutsche Welle: Zoti Komšić, pikërisht në 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës filloi një raund i ri bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë. A po përgatitet Bosnje-Hercegovina ta njohë Kosovën?

    Željko Komšić: Nuk është se nuk dihet, se për këtë nuk ka një konsesus në presidiumin shtetëror. Zoti Dodik, anëtari serb i presidiumit është tërësisht kundër që ta njohim Kosovën. Por nëse do të jesh realist dhe pragmatik: Kosova është një shtet i pavarur. Kjo është situata. Pritet vetëm që Beogradi të pranojë këtë fakt. Atëherë gjërat do të bëhen më të thjeshta.

    Si i shikoni protestat e fundit në Beograd?

    Këtu po përdoret pandemia e Coronës për një lloj rebelimi. U duk shpejt, që kjo nuk kishte të bënte me pandeminë. Gjithçka të thotë, se këtu ka një strukturë politike të organizuar, që i fsheh qëllimet politike pas fasadës së Coronës. Qëllimi është që të bëhet e pamundur një ujdi mes Beogradit dhe Prishtinës.

    E kujt i shërben kjo?

    Kjo është në interes të së djathtës ekstreme dhe fashistëve në Serbi si edhe mbështetësve të tyre në Europën Lindore.

    Në rast se Kosova do të njihej nga Serbia, mund të ndodhë që Bosnje-Hercegovina të humbasë entitetin serb, Republikën Srpska?

    Si do të bëhet kjo? Kosova dhe Bosnje-Hercegovina nuk janë të krahasueshme. Bosnja u krijua si shtet mbi bazën e rezultateve të Komisionit ndërkombëtar Badinter. Bosnja ishte në Jugosllavinë e dikurshme një republikë federale me të drejtën e vetëvendosjes, që në vitin 1992 u vu në jetë me referendum. Kosova kishte statusin e një province autonome (brenda Serbisë). Kjo nuk është e krahasueshme si nga kushtetuta e Jugosllavisë së atëhershme ashtu edhe nga e drejta ndërkombëtare.

    Por Milorad Dodik, anëtari serb në presidiumin boshnjak dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, e kanë deklaruar disa herë si skenar të mundshëm atë të shkëputjes së Republikës Srpska dhe lidhjen e saj me Serbinë…

    Ata i bënë përpjekjet në luftë në vitet 1992-1995. Ata duhet të kujtojnë, se si përfundoi kjo atëherë. Dhe atë, se çfarë ndodhi me politikanët serbë, që atë kohë ishin paraardhësit e tyre në poste dhe se ku përfunduan ata. Nëse unë do të isha në vendin e Dodikut dhe Vučićit, nuk do të luaja me zjarrin.

    Si i vlerësoni deklaratat e kryeministres serbe Brnabić në intervistë me Deutsche Wellen, se në Srebrenicë nuk pati gjenocid?

    Ajo që thotë Brnabić nuk ka rëndësi. Ajo i shërben vetëm qëllimeve të brendshme politike në Serbi, ndoshta në rajon. Do të ishte mirë, që më në fund në këto struktura qeverisëse, veçanërisht në Serbi, aparati shtetëror i së cilës ishte pjesëmarrës në kryerjen e gjenocidit, të vijnë njerëz, që e kanë kapacitetin dhe guximin njerëzor të thonë: „Po ishte gjenocid.”

    Pse nuk e ka Bosnje-Hercegovina një ligj kundër mohimit të gjenocidit?

    Për shkak të situatës politike ne nuk jemi për fat të keq në gjendje të miratojmë një ligj. Sipas qëndrimit tim është përgjegjësi civilizuese, të dënohet jo vetëm mohimi i gjenocidit, por edhe i Holokaustit. Përfaqësues nga organizata për të drejtat e njeriut i janë drejtuar disa herë Përfaqësuesit të Lartë për Bosnje-Hercegovinën për të lëshuar një ligj të tillë, sepse ai ka kompetencën për të ashtuquajturat „Kompetencat e Bonnit”, por pa sukses.

    Çfarë duhet të bëhej, në mënyrë që të tre anëtarët e presidiumit shtetëror të Bosnje-Hercegovinës të zgjidhen nga të gjithë qytetarët e jo nga secili grup etnik?

    Ky do të ishte një koncept, që me dëshirë do të shihja në Bosnje-Hercegovinë. Modeli i popujve konstituues është i tejkaluar. Ai e kishte funksionin në ish-Jugosllani. Kur kjo u shpërbë, e tregua, se ky koncept ishte i tejkaluar, dhe nuk i përgjigjet as situatës aktuale. Ai instrumentalizohet për të çuar përpara prishjen e Bosnjes dhe Hercegovinës.

    Cila është alternativa?

    Koncepti i Bashkimit Europian, ku të drejtat e njeriut dhe dinjiteti i çdo individi mbrohet. Pa shikuar, nëse dikush është serb, kroat apo boshnjak, romë apo hebre. E kjo qëndron në ekspertizën e Komisionit Europjan. Bosnja duhet të jetë një shtet i njerëzve të lirë dhe të barabartë dhe jo i popujve konstituues.

    Boshnjaku kroat, Željko Komšić (56) anëtar i presidiumit treanëtarësh të Bosnje-Hercegovinës u zgjodh në vitin 2018 për herë të tretë në presidium. Ai angazhohet prej vitesh për një reformë të kushtetutës, që nuk i garanton popujve konstituues, por të gjithë qytetarëve të drejta ta barabarta.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2023
    Mëngjesin e së hënës një numër i protestuesve serbë kanë dal para objekteve të Kuvendeve Komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok,...
    Lajme29 Maj 2023
    Gazetarët në terren raportojnë se përfaqësues të Listës Serbe janë duke negociuar me KFOR-in edhe në Leposaviq. Më herët ishte informacioni se...
    Lajme29 Maj 2023
    Një prani e shtuar e ushtarëve të KFOR-it gjendet para objekteve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin-Potokut. Kryetari...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2023
    Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, pasi KFOR-i i lëshoi ata të tuboheshin para ndërtesës së komunës në...
    Lajme29 Maj 2023
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se mbrëmë vonë kishte një telefonatë nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
    Lajme29 Maj 2023
    Në Zveçan bllokohet rruga drejt ndërtesës së komunës. Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, raporton se në Zveçan është vendosur një gardh...
    Lajme29 Maj 2023
    Serbët e veriut të Kosovës kanë filluar të mblidhen e të dalin në rrugë qysh para orës 07:00. T7 raporton se tashmë...
    Lajme29 Maj 2023
    Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, sot do të nisin punën zyrtarisht në...
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon – Taubadel do të mbajë sot konferencë për media në Prishtinë....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.