×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët: Vizat dhe integrimet, tema të Kosovës sot në samitin e Pragës

    FrontOnline
    06 Tetor 2022

    Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, do të marrë pjesë në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian, që do të zhvillohet sot në Pragë.

    Njohës të rrethanave politike në vend e vlerësojnë të rëndësishme pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim, për sa i përket aspiratave të Kosovës për integrim evropian.

    Përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderët e 17 vendeve jo-anëtare, do të takohen sot në Pragë të Çekisë, me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në kuadër të takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian, që është propozim i presidentit francez, Emmanuel Macron.

    Kosova në këtë takim po përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Njohësit e rrethanave politike në vend e vlerësojnë të rëndësishëm pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim. Dorajet Imeri ka thënë për Radio Kosovën se kohët e fundit është dinamizuar çështja e liberalizimit të vizave dhe një takim i tillë do të mund të shërbejë në të mirë të këtij procesi.

    “Është kohë që ka filluar të dinamizohet procesi i liberalizimit të vizave, sigurisht se një takim i tillë është në shërbim të cilin Kosova duhet ta shfrytëzojë, në mënyrë që ta çojë përpara agjendën e saj eurointegruese e në veçanti procesin e liberalizimit të vizave”, ka deklaruar Imeri.

    Analisti, Artan Muhaxheri, ka thënë  se pjesëmarrja e Kosovës në këtë takim është një formë përkrahjeje për integrim evropian të Kosovës.

    “Është një lajm shumë i mirë, është një formë e përkrahjes edhe për përpjekjet kosovare në rrugën e integrimeve evropiane. Natyrisht që do të kërkohen angazhime nga pala kosovare për përmbushjen e detyrimeve në këtë rrugë të vështirë”, ka thënë Muhaxheri.

    Në agjendën që është publikuar në faqen e Këshillit të Bashkimit Evropian, thuhet se temat që do të diskutohen janë paqja dhe siguria, situata ekonomike, energjia dhe klima, si dhe migrimi dhe lëvizshmëria.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.