×
  • Lajme
  • Lajme

    Analistët: Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë historike për Kosovën

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington po cilësohet historike për vendin tonë për depërtimin në arenën ndërkombëtare, krahas garancisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Analistët vlerësojnë se në bazë të Kushtetutës, marrëveshja nuk i nënshtrohet ratifikimit në Kuvend.

    Analisti politik Ramush Tahiri ka thënë për KosovaPress, se marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, është historike për depërtimin e madh të Kosovës në arenën ndërkombëtare, pasi që tri vjet vendi ynë ka qenë i bllokuar në këtë proces.

    Tahiri tha se përkushtimi i Presidentit Trump për këtë marrëveshje dhe mbikëqyrja e saj nga SHBA-të, nuk lë vend për dyshim në zbatim. Tekssa thotë se një dobi tjetër e marrëveshjes është edhe pakoja financiare disa miliardë dollarëshe.

    Sa i përket marrëveshjes për “Mini-shengen”, ai thotë se nuk duhet pasur frikë, sepse Kosova vetëm fiton me “Mini-shengen”, duke u forcuar Kosova dhe Shqipëria.

    “Vetëm konkurrencë të drejtpërdrejt, edhe me Serbinë, ne s’kemi çka i frikohem, edhe me Maqedoninë Veriore, por bashkë me Shqipërinë për treg të përbashkët ne mund ta lidhim kapitalin, interesin tonë me Shqipërinë. Pra, dalim më të fuqishëm karshi kombeve tjera, edhe Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë. Pra, Mini-shengeni, unë nuk pajtohem me kritikat që i ka pasur LDK-ja dhe Isa Mustafa, si dhe kryeministri aktual. Unë mendoj se Mini-shengeni është në dobi të Kosovës, jo vetëm pse po e thotë SHBA”, thekson Tahiri.

    Ndërsa sa i përket marrëveshjes ndërmjet palës kosovare dhe serbe për Ujmanin, Tahiri thotë se për këtë pikë ka kritika jo profesionale.

    “Kritika për Ujamnin, është kritikë jo profesionale, sepse në marrëveshje është parë që qeveria amerikane me bërë fizibilitetin e shfrytëzimit. Sot për momentin Kosova s’e shfrytëzon hiq Ujmanin… Me atë fizibilitet i pranohet sovraniteti Kosovës… Pa qare duhet të menaxhohet mënyra e ujërave dhe mënyra e shfrytëzimit. Ndërsa, sa i përket kapacitetit që është ndërtuar, ajo rregullohet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe Kosova nuk do të ketë ndonjë pasojë. Marrëveshja është ekonomike dhe duhet të shihen përfitimet ekonomike që janë për Kosovën, por që janë edhe për Serbinë… (8) Besoj që Kosova ka filluar mjaft, jo shumë, por ka fituar aq sa mundur. Kosova edhe një herë u dëshmua aleat i Amerikës. Amerika ka fol në emër të Kosovës. Sa i përket ratifikimit, neni 18 i Kushtetutës është i qartë, kjo marrëveshje nuk i nënshtrohet ratifikimit”, thotë Tahiri.

    Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se Shtëpinë e Bardhë nuk ka marrëveshje ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, sepse të gjithë ato kanë konatacion dhe ngjyrë politike.

    Derisa Gërxhaiu ka thënë se nuk ka ndarje të Ujmanit, nuk ka ndërrim të territorit, por duhet durim për të pritur raportin final të fizibilitetit amerikan për këtë pasur kombëtare.

    “Në këtë drejtim do të krijohet një dokument që do të jetë në funksion të shfrytëzimit të Ujmanit. Nuk mund të prejudikohet asgjë tani lidhur më këtë çështjen derisa nuk përfundon studimi i fizibilitetit nga ekspertëve amerikan. Prandaj, mendoj se është një momentum që kërkon durim, kërkon përgatitje dhe kërkon gatishmëri që pas prezantimit të impementohet dhe zbatohet. Pra, nuk duhet që kjo pikë të politizohet”, theksoi Gërxhaliu.

    Për marrëveshjen që ka të bëjë për “Mini-shengenin”, Gërxhaliu tha se është një garanci për fqinjësi të mirë dhe mundësi më shumë për investime të huaja.

    “Besoj që në hapësirën ekonomike e quajtur “Mini-Shengen” do të jetë një garanci që do të kemi dialog të mirëfilltë ndër rajonal, fqinjësi të mirë. Do të kemi përparësi në investime të huaja, sepse brendet e mëdha nuk do t’ia mësyjnë vendeve veç e veç, por do të shohin Evropën perëndimore dhe Ballkanin perëndimor si mundësi”, theksoi ai.

    Ndryshe, liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë, i cili shtrihet në veri-perëndim të vendit, veçanërisht në Komunën e Zubin Potokut.

    Liqeni sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë nga të cilat 9.2 kilometra katrorë në territorin e Kosovës dhe 2.7 kilometra në territorin e Serbisë dhe posedon rreth 370 milionë kub ujë.

    Kanali Ibër – Lepenci kalon nëpër territorin e pesë komunave – Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq, Prishtinë, duke kaluar nëpër 33 vendbanime rurale dhe dy qytete.

    Ky liqen menaxhohet nga ndërmarrja hidroekonomike “ Ibër-Lepenc” me seli në Prishtinë, në pronësi të Qeverisë së Kosovës.

    Ujë i këtij liqeni furnizon me ujë të pijshëm ujësjellësin e Mitrovicës dhe atë Prishtinës. Kurse, me ujë të papërpunuar, furnizon KEK-un dhe fabrikën “NeëCo Ferronikeli”, në Drenas, si dhe për ujitje në disa vende të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.