Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka prekur në fjalën e tij debatin turk të kthimit të muzeumit historik Hagia Sofia përsëri në një xhami.
“SHBA ka vënë re se një ndryshim në statusin e Hagia Sofia do të reduktonte vlerat kësaj ndërtese të rrallë e të spikatur, që i shërben njerëzimit si një urë mes traditave e kulturave të ndryshme”, tha Pompeo.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e Turqisë për një seri çështjesh në interesin e përbashkët, përfshi edhe ruajtjen e vlerave kulturore e fetare”, shtoi ai.
Pompeo lavdëroi më tej administrimin “e shkëlqyer” të Hagia Sofia si një muzeum për afro gjysmë shekulli, duke e lejuar të hapur “për të gjithë”.
Paralajmërimi i Pompeos vjen pas vizitës së të dërguarit amerikan Sam Brownback në Turqi i cili kërkoi ruajtjen e Hagia Sofia si pjesë e trashëgimisë së UNESCO.

Të tjera
-
18:21 | 03 Korrik 2022
-
18:15 | 03 Korrik 2022
-
Bota/RajoniNjë 9-vjeçar e mbytë rrufeja në Mal të Zi17:45 | 03 Korrik 2022
-
17:33 | 03 Korrik 2022
-
17:14 | 03 Korrik 2022
-
17:13 | 03 Korrik 2022
-
17:06 | 03 Korrik 2022
-
16:55 | 03 Korrik 2022
-
16:54 | 03 Korrik 2022
-
16:23 | 03 Korrik 2022
-
16:17 | 03 Korrik 2022
-
16:13 | 03 Korrik 2022