Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka zhvilluar një takim virtual me kreun e OVL – UÇK ‘së, Hysni Gucatin.Kosnett ka shkruar në Twitter se me Gucatin kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e veteranëve.
Ambasadori amerikan tha se mezi presin angazhim të mëtutjeshëm me veteranët e luftës.
Për takimin me Kosnett ka njoftuar sot edhe kreu i veteranëve përmes një shkrimi në Facebook.