×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e SHBA-së: Senatori Dole mbajti premtimin e dhënë para 30 vjetësh për lirinë e Kosovës

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Ngritja e bustit të senatorit amerikan Bob Dole sot në Prishtinë, ka zgjuar reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

    “30 vjet më parë senatori Dole erdhi në Kosovë dhe bëri një premtim: Liria po vjen. Demokracia po vjen. Ky premtim u mbajt dhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë kësaj qysh prej atëherë”, thuhet në një postim në Facebook nga ana e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

    Busti i senatorit amerikan Bob Dole u vendos në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në rrugën që mban emrin e tij.

    30 vjet më parë, më 29 gusht 1990, senatori Robert Dole, me gjashtë kolegë të tij, vizitoi Prishtinën, duke luajtur një rol të pakrahasueshëm në ndërkombëtarizimin e Kosovës.

    Kjo vizitë shënon një moment historik në angazhimin amerikan në Kosovë dhe një nga arritjet më të mëdha në lobimin e komunitetit shqiptaro-amerikan për kauzën e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi mbreme para mediave se gjatë përplasjeve të mbrëmjes janë plagosur të paktën 16 policë, prej të...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Zjarret u intensifikuan në të gjithë Evropën Jugore të mërkurën pas një beteje që zgjati një natë për të mbrojtur perimetrin e...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Përplasje të dhunshme shpërthyen në Novi Sad, ku protestuesit anti-qeveritarë dhe mbështetësit e presidentit serb Aleksandar Vuçiq u përballën për të dytën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Gusht 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi mbreme para mediave se gjatë përplasjeve të mbrëmjes janë plagosur të paktën 16 policë, prej të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, po mbahet në paraburgim në Hagë nën akuzat për pengim të drejtësisë. Prej gati...
    Lajme13 Gusht 2025
    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje që tregojnë që pos tre personave që humbën jetën në Gjilan, edhe i dyshuari për fajde, Mefail...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Zjarret u intensifikuan në të gjithë Evropën Jugore të mërkurën pas një beteje që zgjati një natë për të mbrojtur perimetrin e...
    Sport13 Gusht 2025
    Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Superkupës së UEFA-s, pas një ndeshje dramatike kundër Tottenham Hotspur, ku francezët janë rikthyer nga disavantazhi 0-2, duke barazuar në...
    Lajme13 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Albin Kurti dhe partia e tij kanë ardhur në pushtet me gënjeshtra se miqtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.