Anëtarja e kryesisë së LVV’së, Albulena Haxhiu ka thënë sot se kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është duke e injoruar aktgjykimin e Kushtetueses për asociacionin e komunave me shumicë serbe, raporton Front Online.
Ajo thotë se përkundër që Kushtetuesja ka konstatuar se 23 nene shkelen me atë marrëveshje, Hoti jetëson atë marrëveshje.
“Zajdenica nuk ka arritur të jetësohet që 7 vite për shkak të rezistencës qytetare dhe opozitare. Prandaj, Hoti duhet ta ketë të qartë që sado zellit të tij për t’i ofruar koncesione Serbisë, nuk mund të ketë Zajednicë dhe nuk do të lejohet bosnjëzimi i Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
Sipas saj, Kosova ka një kryeministër ilegjitim e se i njëjti duhet të largohet nga pushteti.