×
  • Lajme
  • Lajme

    Alarmon deputeti i PDK-së: Jemi buzë kolapsit me pandeminë Covid-19

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve me coronavirus në Kosovë, ka bërë që të jepet alarmi se vendi do të futet në kolaps pasi nuk do të ketë më vende në Spitale për t’i shtrirë ata që kërkojnë ndihmë si pasojë e këtij virusi.

    Një alarm se Kosova po futet në kolaps ka dhënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

    “Alarmante, jemi buzë kolapsit me pandeminë COVID-19! 7137 raste pozitive, 177 raste të vdekjes, 8 raste të vdekjes ne 24 orët e fundit , 3874 të shëruar dhe 3086 raste aktive. Situata mund të bëhet e papërballueshme. Nëse vazhdohet kështu shumë shpejt do të vijmë në situatë kur spitalet tona nuk do të kenë kapacitete për të përballuar fluksin e të sëmurëve dhe nuk do të ketë oksigjen dhe aparate respiratore të mjaftueshme për pacientët e shtrirë në spitale’, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

    Deputeti Haxhiu ka shtuar se me vetëm 20 raste në ditë,qytetarët kanë qëndruar mbyllur, ndërsa, tani edhe me 200, përveq se nuk ka mbyllje, ka edhe neglizhencë e jo seriozitet në luftimin e kësaj pandemie.

    “Me nga 20 raste në ditë me COVID-19 kemi qëndruar mbyllur dy muaj e gjysmë në shtëpi, tani me më shumë se 200 raste në ditë jo që nuk ka mbyllje, por edhe po neglizhohet dhe me joseriozitet po trajtohet pandemia COVID-19. Qytetarë të nderuar, ju bëj apel që të jeni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm karshi situatës në të cilën ndodhemi, mbani masaka, mos u përshëndetni dorë për dore, mbani disatancë, mbani higjienën personale, dezinfektoni hapësirën ku jetoni dhe punoni”, është shprehur ai.

    Madje, sipas tij, situata me pandeminë është buzë kolapsit.

    “Qeveritë e mashtrimit të 6 Tetorit, janë shndërruar në qeveri të zhgënjimit për shkak të paaftësisë që janë duke e treguar në menaxhim të situatës me pandeminë. Interesat politike partiake dhe grupore po vazhdojnë të dominojnë mbi ato të qytetarëve dhe të pacientëve”, ka deklaruar Haxhiu.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.