×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Alarmi i OKB: Coronavirusi do të shkaktojë uri dhe konflikte në shumë vende të botës

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    Pandemia e Covid-19 mund të shkaktojë “uri të ndryshme” në botë dhe vendet më të varfra do të vuajnë nga konflikti dhe uria.

    Alarmi u ngrit nga Shefi i çështjeve humanitare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcook, duke kërkuar një ndihmë shtesë prej 4.7 miliardë dollarë në mënyrë që të ndahet në një plan global të ndërhyrjes humanitare.

    “Nëse nuk veprojmë tani, duhet të përgatitemi për një rritje të konsiderueshme të konfliktit, urisë dhe varfërisë. Spektri i urisë së shumëfishtë do të shtohet ndjeshëm. Duhet me domosdoshmëri një aksion i jashtëzakonshëm”, tha Lowcook, duke shtuar se numri i vendeve vulnerabël në botë po rritet.

    Në mars, OKB kërkoi 2 miliardë dollarë ndihmë për të trajtuar pandeminë, nga të cilat deri më tani janë zhbllokuar 900 milionë nga donatorët.

    Ndërkohë, 9 të tjera u shtohen 50 vendeve tashmë të klasifikuara si të prekshme: Beninit, Xhibutit, Liberisë, Mozambikut, Sierra Leone, Togo, Zimbavesë, Pakistanit dhe Filipineve.

    Sipas përfaqësuesit të OKB, tashmë duhen edhe 4.7 miliardë për të mbrojtur miliona jetë dhe për të shmangur infeksionet nga koronavirusi në vendet më të brishta.

    Në shumë prej këtyre vendeve kulmi i pandemisë pritet të ndodhë të ndodhë jo më parë se 3 deri në 6 muaj, por ndërkohë situata e tyre socio-ekonomike do të përkeqësohet si pasojë e drejtpërdrejtë e bllokimit, rënies së të ardhurave.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.