×
  • Kronika
  • Kronika

    Akuzohet për mashtrim me viza – çka ndodhi në seancën e sotme kundër Milaim Zekës?

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Për shkak të mungesës së të akuzuarit I.K dhe mbrojtësit të tij, avokatit Ramiz Krasniqi, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj tij, M.Z e E.K, i paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Tre të akuzuarit nga Prokuroria Speciale po akuzohen për mashtrim, shmangie nga tatimi dhe pastrim parash, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili, bëri të ditur se gjykata nuk kishte prova nëse i akuzuari I.K. me mbrojtësin e tij ishin ftuar në mënyrë të rregullt.

    Për shkak të mungesës së kushteve ligjore për vazhdimin e kësaj seance ka reaguar i akuzuari M.Z, pasi sipas tij asnjëri prej tyre nuk e kishte pranuar ftesën e gjykatës.

    “Unë jam shpërngulë në Suedi, kam ardhur prej Suedisë për seancë, Edmondi ka qenë në Itali dhe ka ardhur për këtë seancë, jena turturu, defekti për mu është tek sekretaria, as avokati nuk ka qenë i njoftuar për këtë seancë, ne nuk kemi marrë ftesë”, ka thënë i akuzuari.

    Seanca e radhës pritet të mbahet me 26 tetor 2020, në ora 09:00.

    Gjykata e Apelit, në shkurt 2019, kishte refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës të deputetit M.Z, E.K dhe I.K lidhur me hudhjen poshtë të aktakuzës ndaj tyre.

    Apeli kishte lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila gjithashtu kishte refuzuar ankesat e mbrojtësve të cilët kishin kërkuar hudhjen e aktakuzës.

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, M.Z, në seancën fillestare të mbajtur më 29 tetor 2018, ishte deklaruar i pafajshëm për veprat penale të mashtrimit, shmangies nga tatimi dhe pastrim të parave.

    Të pafajshëm ishin deklaruar edhe dy të akuzuarit e tjerë, I.K dhe E.K.

    Tre të akuzuarit, në konsultim me mbrojtësit e tyre, ishin pajtuar që aktakuza të konsiderohet e lexuar pasi që kanë thënë se e kanë lexuar më parë dhe e kanë kuptuar atë.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 28 gusht 2018, me pretendimin se të pandehurit I.K, M.Z dhe E.K kanë kryer disa vepra penale.

    I.K dhe M.Z akuzohen se prej vitit 2016 deri në mars te vitit 2017 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror më 2 qershor 2016, kishin krijuar biznesin “Ilir Krasniqi & Milaim Zeka Op”, si agjenci punësimi.

    Sipas aktakuzës së përpiluar nga ana e prokurorit Afrim Shefkiu, të pandehurit thuhet se kishin paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani përmes emisionit “Pa rrotlla” duke joshur qytetarët që të aplikonin në zyrat tyre në lagjen “Pejton”, të Prishtinës.

    Tutje, pretendohet se në këtë rast ishte përfshirë edhe bashkëshortja e të pandehurit I.K, F.K, e cila ishte marrë me përgatitjen e dokumentacionit për punësim në Gjermani në biznesin e saj për rregullimin e kopshteve.

    Ata akuzohen se kishin mashtruar 900 aplikues për viza pune e që me qëllim iu kishin marrë shuma prej 500 deri në 3050 euro duke i ndarë proporcionalisht mes vete.

    Kurse, thuhet se pas fillimit të hetimeve 354 personave iu janë kthyer mjetet në vlerë prej 83,850 euro, kurse 546 personave të tjerë nuk u janë kthyer mjetet në shumë prej 261,850.00 euro.

    Me këtë, ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “mashtrimi” nga neni 335 i KPRK-së.

    Ndërsa, gjatë periudhës kohore prej 2 qershorit 2016 e deri më 31 dhjetor 2017, sipas aktakuzës, si bashkëpronarë të biznesit të përmendur me dashje direkte u janë shmangur obligimeve tatimore ndaj Administratës Tatimore të Kosovës me ç’rast akuzohen se kanë kryer veprën penale “shmangia nga tatimi”.

    I pandehuri I.K akuzohet po ashtu se me qëllim të fshehjes së burimeve të mjeteve financiare të fituara nga mashtrimi me viza pune dhe shmangies nga tatimi më 19 nëntor 2016, kishte bërë transaksione të dyshimta.

    Me ç’rast, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “pastrimi i parave”, nga neni 308 i KPRK-së.

    Ndërsa, të pandehurit M.Z dhe E.K akuzohen edhe për veprat penale “pastrim i parave”, mashtrimi dhe për veprën penale “shmangie nga tatimi”.

    Kurse, i pandehuri M.Z, akuzohet se si pronar i NSH Qendra Mediale “Mozaiku i Kosovës” me dashje direkte të shmangies së obligimit tatimor ndaj ATK-së kishte kryer veprën penale “shmangia nga tatimi”.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Kronika26 Korrik 2024
    Një grua ka raportuar se në Gllogoc është sulmuar nga dy persona mbrëmë. Njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi i...
    Kronika26 Korrik 2024
    Një burrë nga Kamenica është zhdukur. Personi i cili raportoi ngjarjen në polici tha se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk...
    Kronika26 Korrik 2024
    Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.