×
  • Kronika
  • Kronika

    Aktakuzë për kontrabandim me migrantë, i akuzuar është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit B.M. për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, në kundërshtim me nenin 170 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.M. gjatë periudhës kohore nga janari i vitit 2013 deri më 14.07.2014, në regjionin e Prizrenit dhe tërë territorin e Kosovës, në bashkëpunim me të pandehurit B.A., S.R., R.D., H.P. dhe L.G dhe të tjerët, i kanë gjetur migrantët e interesuar për të dalë jashtë Kosovës në mënyrë ilegale pasi që ua kanë siguruar dokumentet e nevojshme, duke përfshirë pasaportat dhe lejet e qëndrimit, migrantëve të interesuar që të shkojnë në Bashkimin Evropian, në mënyrë të kundërligjshme dhe pas marrjes së pagesave nga migrantët që silleshin deri ne 5000 euro për person, i kanë dërguar migrantët përmes Serbisë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, në mesin e të cilëve edhe migrantët: M.M., R.G., T.K., B.K., B.K., F.B., F.B., L.G., E.G., N.G., B.Q., I.S., M.Z., Y.Y., D.H., I.F., B.K., L.H.

    Me këto veprime i pandehuri B.M. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Konrabandimi me migrantë”, në kundërshtim me nenin 170 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    I akuzuar B.M. në shtator 2020, është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Kronika18 Mars 2025
    Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e...
    Kronika18 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të martën katër persona në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për lëndim...
    Kronika18 Mars 2025
    Një rrahje ka ndodhur në një lokal në rrugën “Xhon Kenedi” në Mitrovicë të Veriut. Policia ka bërë të ditur se një...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si dhe reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi,...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë. Top Channel bën me dije se...
    Lajme18 Mars 2025
    Fundi i mandatit për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, po përcillet edhe me një gjobë nga Agjencia për Informim...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi sapo ka njoftuar se e pamja për...
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike...
    Kronika18 Mars 2025
    Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.