×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuza kundër Hashim Thaçit, drejtësi me dy standarde

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    Publikimi i aktakuzës nga Gjykata Speciale për Kosovën kundër presidentit Hashim Thaçi dhe politikanëve të tjerë shqiptarë ka befasuar shumë. Raporti erdhi ndërsa presidenti Thaçi ishte duke shkuar në Uashington për të diskutuar me një delegacion serb për një zgjidhje politike midis Kosovës dhe Serbisë, shkruan Naim Malaj, ish-ambasadori i Kosovës në Zvicër, për gazetën zvicerane ”Le Temps”.

    Ky është shkrimi i tij për gazetën zvicerane ”Le Temps”:

    Duke dashur të bëjë studentin e mirë, parlamenti i Kosovës votoi për krijimin e kësaj gjykate që, megjithatë, nuk ka gjyqtar kosovar në radhët e saj. Ky gjykatë tani po kthehet kundër atyre që e themeluan atë dhe duke akuzuar liderët më të vjetër të shtetit të ri kosovar. Kjo aktakuzë ndaj presidentit Thaçi shihet si aktakuzë ndaj vetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si një veprim nihilist dhe mohues i luftës së Kosovës dhe i viktimave civile.

    Unë mbetem i mendimit që Hashim Thaçi duhet të paraqitet në Hagë dhe të hedhë dritë për luftën e Kosovës, për luftën e UÇK-së. Ai duhet të shpjegojë rrethanat e krijimit të kësaj ushtrie, të përbërë nga joprofesionistë dhe të armatosur keq, që lindi nga nevoja për të mbrojtur popullsitë etnike shqiptare të Kosovës, si forcë e rezistencës kundër gjenocidit, spastrimit etnik, përdhunimeve, dëbimeve masive, sistematike dhe shtetërore të shqiptarëve nga regjimi i Beogradit.

    Ndërsa kjo aktakuzë, pa konfirmimin e një gjykatësi, prodhon vetëm tituj gazetash, krijon një dëm të konsiderueshëm për Kosovën, shkakton një ndjenjë padrejtësie duke ushqyer tezat e një komploti europian kundër një marrëveshjeje të mundshme për shkëmbimi territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet të kujtojmë se forcat ushtarake dhe paraushtarake të formuara nga Beogradi i Millosheviçit, shkaktuan 13 000 viktima të pafajshme, 10 000 gra kosovare të dhunuara (përfshirë të mitur dhe fëmijë) dhe 1 643 njerëz ende të zhdukur.

    Kjo aktakuzë vjen në një kohë kur drejtësia nuk është bërë akoma për veprimet e spastrimit etnik, ku 1 milion civilë shqiptarë u dëbuan nga qytetet dhe fshatrat e tyre. Ata madje kishin konfiskuar dhe djegur dokumentet e tyre të identitetit për të fshirë të gjitha gjurmët e ekzistencës. Disa prej tyre u vranë në kushte tragjike, makabre dhe gjenocidale.

    Aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit shihet si disproporcionale dhe e padrejtë nga opinioni kosovar dhe më gjerë. Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar të dënojë kriminelët serbë të luftës. Vetëm pesë zyrtarë serbë janë dënuar për krimet e tyre të kryera në Kosovë dhe një është liruar.

    Kjo aktakuzë vjen në një kohë kur Kosova po rrit përpjekjet e saj për të gjetur mënyra për të jetuar në paqe me Serbinë. Sigurisht që drejtësia duhet të bëhet, por jo me dy standarde. Viktimat mbeten viktima, pavarësisht palëve. Një ushtri çlirimtare që mbron jetën e pafajshme kundër agresionit të një shteti mbetet një mjet i ligjshëm për të luftuar kundër shtypjes.

    Konteksti i kësaj lufte bëri që edhe Forcat Aleate të ndërhynin ushtarakisht, le të mos harrojmë. Pastrimi etnik, eksodi, përdhunimi, masakrimi i familjeve dhe i fshatrave të tërë të shqiptarëve ende presin drejtësi dhe njohje.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në margjina të forumit “Defense 24”, që u mbajt në Poloni, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar zëvendësministrin e Lituanisë, Zhilvinas...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës sot miratoi Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror, përgjegjësi e së cilës është ofrimi i shërbimeve të...
    Lajme08 Maj 2024
    Me të filluar procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit Emin Lati, gjykatësi i rastit Driton Berisha njoftoi se tashmë i akuzuari Lati ka...
    Të tjera
    Opinione08 Maj 2024
    Nga: Catherine De Vries dhe Isabell Hoffmann / The Guardian (titulli origjinal: Ursula von der Leyen tani është një emër i njohur...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka folur pasi ka hedhur votën në fshatin Forinë të Gostivarit, për zgjedhjet presidenciale dhe...
    Vip08 Maj 2024
    Ka pak kohë që në shtëpinë e “Big Brother VIP3” është përfolur se mes Erjola Doçit dhe Romeo Veshajt ka një pëlqim....
    Sport08 Maj 2024
    Tash e disa muaj, Sandro Tonali është larg futbollit, sepse është suspenduar për disa muaj për shkak të basteve të vëna në...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot në SHBA, guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott. Me të, kanë diskutuar për thellimin e...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektudhëzimin Administrativ për Bashkëpunimin e Strukturave dhe Mekanizmave Institucionalë me Organizatat Joqeveritare për Realizimin e Politikave për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.