×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksioni në Karaçevë merr jehonë ndërkombëtare, BBC raporton për rrënimin e kazinove

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Mediumi prestigjioz britanik BBC ka raportuar sot në lidhje me operacionin në shkallë të gjerë të mbylljes së kazinove të paligjshme në Karaçevë gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia e Kosovës.

    BBC kontaktoi Jetish Malokun, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan, i cili iu tha gazetarëve se policia kishte arrestuar të paktën 35 persona për aktivitet të lojërave të fatit, prostitucionit, trafikimit të njerëzve, armëve dhe drogës.

    Siç është shprehur Maloku për mediumin britanik, të paktën 10 prej tyre ishin polici kufitare, për të cilët pretendohej se i kishin lehtësuar rrethanat për kryerjen e veprimtarisë të paligjshme ndërkufitare.

    Nga aksioni i mbrëmshëm u shkatërruan 12 kazino, teksa makinat e lojërave të fatit u sekuestruan nga forcat e rendit, bëri me dije policia për BBC.

    Në Mars të vitit të kaluar qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt, ndaloi veprimtarinë e lojërave të fatit për 10 vjet, për shkak të lidhjeve të saj me krimin e organizuar.

    Projekt-ligji u miratua pas ndodhjes së dy vrasjeve veç-a-veç të personelit të kazinos përbrenda disa ditësh.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ditëlindjen e 90-të të Ambasadorit William Walker, e cila u mbajt në qytetin...
    Lajme01 Qershor 2025
    Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabile. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Emergjencës...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka...
    Lajme01 Qershor 2025
    Sot ka hyrë në fuqi tregu i lirë energjetik siç e quan Qeveria, përkundër kundërshtive të mëdha nga komuniteti i bizneseve në...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se nga sot, më 1 qershor, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ambasadori William Walker e ka festuar ditëlindjen në Kosovë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar sot ambasadorin Walker me rastin e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 2 dhe 3 qershor do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.