Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Llabjan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se akoma nuk dihet për të lënduar pasi që njësitet policore ende janë në vendngjarje.
“Në ora 08:10 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Llabjan. Akoma nuk kemi ndonjë detaj e nuk kemi informacione as për të lënduar sepse njësitet policore janë në vendin e ngjarjes”, tregoi Hashani.