×
  • Lajme
  • Lajme

    AKK nuk gjen shkelje për çmimet e testeve për koronavirus

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Drejtues të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) kanë deklaruar se nuk kanë gjetur ndonjë parregullsi në laboratorët privatë të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë për testimet e virusit SARS CoV 2.

    Në konferencën për media lidhur me monitorimin e çmimeve për testimet për virusin SARS-Cov-2, Muhamet Krasniqi anëtar i Komisionit theksoi se nga 118 laboratorë të licencuar, bazuar në informatat që kanë nuk kanë arritur të identifikojnë ndonjë sjellje e cila ngre dyshim për fiksim të këtyre shërbimeve apo bashkërendim të aktiviteteve mes operatorëve që mund të bien ndesh me Ligjin e konkurrencës.

    “Pas vendimit të Bordit për licencim të institucioneve private shëndetësore për shërbimet e testimeve për Sars-Cov-2, Autoriteti i Kosovar i Konkurrencës është zotuar se do të jetë i pa kompromis në luftën për evitimin e devijimeve të sjelljeve korrekte në treg. Nga të dhënat e siguruara deri më tani janë gjithsejtë 118 laboratorë të licencuar për kryerjen e testimeve për virusin Sras-Cov-2 në Kosovë. Bazuar në informatat që i kemi mbledhur, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka arritur të identifikojë ndonjë sjellje e cila ngre dyshim për fiksimin e çmimeve të këtyre shërbimeve apo bashkërendim të aktivitetit mes operatorëve të cilët mund të bien ndesh me ligjet e konkurrencës. Pra, kemi të bëjmë me një treg që po funksionon mirë së paku deri tash. Po ashtu ka edhe një treg të liberalizuar”, tha Krasniqi.

    Po ashtu në këtë konferencë Rizah Arifi kryesues i Grupit Punues për monitorimin e laboratorëve privatë tha se AKK nuk ka pranuar asnjë ankesë nga qytetarët për ndonjë parregullsi për laboratorët privat që kryejnë testime për koronavirus.

    “Lidhur me licencimin e këtyre laboratorëve nga Ministria e Shëndetësisë nuk kemi asnjë ankesë nga qytetarët e Kosovës për ndonjë parregullsi për këtë çështje”, theksoi Arifi.

    Ndërkaq, për dallimet e çmimeve në barna, Muhamet Krasniqi ka thënë se përcaktimi i çmimeve në librat fiskal ndryshe me çmimet e komunikuara për qytetarët është përgjegjësi e Inspektoratit të Tregut/KsP.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.