×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Akil Gjakova pritet sonte të dorëzohet në polici

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të njëjtën ditë.

    Gazeta Insajderi mëson nga burimet e saja se Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në stacionin policor, pasi po dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”.

    Policia e Kosovës sot shpalli person në kërkim xhudistin pejan, duke u kërkuar qytetarëve ndihmën e tyre që ta gjejnë atë.

    Mediumi në fjalë raportoi ekskluzivisht për Gjakovën, i cili dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

    Mediumi ka kontaktuar kryetarin e Federatës së Xhudos e Kosovës, Agron Kukën, mirëpo i njëjti ka refuzuar të flasë. Kuka ka refuzuar të prononcohet për Insajderin kur mediumi kërkoi ta pyes lidhur me Gjakovën nëse është kthyer në Kosovë, pas vizitës së tij në Hungari. Ai ka pretenduar se Insajderi s’po e raporton vërtetësinë e ngjarjes, por kur është pyetur se si është e vërteta ka hezituar të flasë.

    Aurora Mulhaxha, avokatja e gruas së xhudistit, Akil Gjakova, i cili po dyshohet për dhunë në familje ka folur për herët të parë lidhur me gjendjen që ka klientja e saj. Sipas avokates, e dëmtuara ka pasur në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike e psikologjike nga bashkëshorti i saj. Përpos burrit të saj, sipas avokates, dhunë kanë ushtruar edhe familjarët e tjerë të xhudistit kosovar, Akil Gjakova.

    “Përveç bashkëshortit, e njejta ka pas dhunë edhe nga anëtarët tjerë por nuk dua të nderhyje ne hetime te organeve te ndjekjes”, thotë Mulhaxha.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    344 euro pritet t’u kushtojnë deputetëve ofendimet, sharjet e nxitja e dhunës në seanca të Kuvendit. Kështu parasheh kodi i sjelljes i...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka listuar një sërë gjërash me anë të së cilave thotë Serbia e ka shkelur...
    Lajme30 Prill 2024
    Rrustem Llapi, 52 vjeçar nga Podujeva është lënë në arrest sipas një vendimi në Dyseldorf, pasi mbi të rëndon vepra e vrasjes...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në takimin e ministrave të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ka thënë se ka ritheksuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi i cili ka vdekur pardje. Homazhet po mbahen në...
    Lifestyle30 Prill 2024
    DASHI Ka një dëshirë të madhe për argëtim, për të relaksuar mendjen dhe për të menduar vetëm për t’u ndjerë mirë, duke...
    Opinione30 Prill 2024
    Nga: David Robson / The Atlantic Në vitin 1986, miliona filipinas dolën në rrugët e Manilës, duke protestuar në mënyrë paqësore (në...
    Kronika30 Prill 2024
    Një grua ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në një shkollë në fshatin Komogllav të Ferizajt, duke vjedhur libra si...
    Lajme30 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka paralajmëruar protestë më 1 maj, me arsyetimin se qeveria ka qasje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.