×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ajasofja mbushet me besimtarë, pas 86 vitesh falet namazi i parë i Bajramit

    FrontOnline
    31 Korrik 2020

    Në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes  është falur namazi i Bajramit të parë pas 86 vitesh me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve që mbushën xhaminë brenda dhe zonën përreth, raporton AA.

    Mijëra qytetarë përjetuan emocionin e namazit të parë të Bajramit në xhaminë e Ajasofjes, e cila deri në çlirimin e Stambollit u përdor si kishë për 916 vite dhe më pas si xhami nga viti 1453 deri në 1934. Pas kësaj me një vendim të marrë ajo ofroi shërbim si muze dhe javën e kaluar u rihap sërish për adhurim me faljen e namazit të xhumasë.

    Qytetarë nga Stambolli dhe të ardhur nga qytete dhe shtete të tjera mbushën xhaminë dhe sheshin e Ajasofjes me dëshirën për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ndërkohë është vërejtur intensitet në pikat e sigurisë që u formuan në zona të ndryshme për vajtjen në drejtim të xhamisë.

    Vendet e përcaktuara për namazin u mbushën që para namazit të Bajramit. Ekipet e bashkisë Fatih shpërndanë falas para namazit për qytetarët sexhade njëpërdorimshe, dezinfektues, maska dhe ujë. Po ashtu me ekrane të mëdha mbi automjete të lëvizshme u sigurua që personat në radhët e fundit të shikonin sheshin.

    Qytetarët falën namazin e bajramit me sexhadet e sjellura me vete mbi hasrat e shtruara në sheshin e Ajasofjes në vendet e përcaktuara nga bashkia me qëllim respektimin e rregullit të distancimit dhe kryerjen e adhurimit në një mjedis komod.

    Para namazit të Bajramit, myftiu i Stambollit, Prof. Dr. Mehmet Emin Maşalı lexoi lutjen dhe namazi i parë i Bajramit pas 86 vitesh në Ajasofje u fal nga Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş.

    Po ashtu namazin e parë të Bajramit në Ajasofje e falën edhe kreu i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya, deputeti i partisë AK për Stambollin Ahmet Hamdi Çamlı dhe kryetari i bashkisë Fatih, Mehmet Ergün Turan.

    Pas tekbireve pas namazit Prof. Dr. Erbaş, mbajti ligjëratën “Kurban Bajrami: Udhëtimi Takva”.

    – Të pranishmëve iu shpërndanë medaljone specialë përkujtimor

    Bashkia Fatih, qytetarëve që erdhën në xhaminë e Ajasofjes për namazin e Bajramit u shpërndau medaljone të larë me argjend të përgatitur posaçërisht për këtë ditë si dhe një çantë cope të qëndisur me Xhaminë e Madhe të Ajasofjes (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi). Gjithashtu për qytetarët pas faljes së namazit u shpërnda edhe supë.

          

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.