×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Aja Sofia hap dyert për besimtarët myslimanë (VIDEO)

    FrontOnline
    24 Korrik 2020

    Turma të njerëzve janë mbledhur në Stamboll, pasi lokacioni Hagia Sophia u hap për lutjet e së premtes për herë të parë që kur autoritetet turke vendosën se ky objekt mund të shndërrohej në xhami.

    “Myslimanët janë të ngazëllyer, të gjithë duan të jenë në hapje,” tha Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya të enjten.

    Vendi i Trashëgimisë Botërore Unesco 1.500 vjeçar u bë muze në 1934.

    Por një gjykatë turke anuloi statusin e saj, duke thënë se çdo përdorim tjetër përveç se të një xhamie nuk ishte “i mundur legalisht”.

    Presidenti turk Recep Tayip Erdogan atëherë njoftoi se ky objekt me famë botërore do të ishte i gatshëm për lutjet e së premtes nga 24 korriku, raporton BBC.

    Erdogan tha që Hagia Sophia do të qëndrojë e hapur për të gjithë muslimanët, jomyslimanët dhe vizitorët.

    Vendimi për ta kthyer atë në një xhami u kritikua nga udhëheqësit fetarë dhe politikë në të gjithë botën.

    Hagia Sophia u ndërtua si një katedrale e krishterë ortodokse dhe u kthye së pari në një xhami pas pushtimit osman nëntë shekuj më vonë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, tha të mërkurën pas një takimi me kryeministrin serb, Gjuro Macut,...
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin...
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Frank Caprio, gjykatësi i njohur dhe i dashur për publikun, ka vdekur në moshën 88-vjeçare, raporton “Daily Mail“, përcjell Reporteri.net. Lajmi për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Gusht 2025
    Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Kievi e kujton “gabimin e Budapestit”. Andriy Yermak i bëri komentet...
    Lajme20 Gusht 2025
    Pas dështimit të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës për t’u zgjedhur kryeparlamentare në seancën e parë konstituive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese,...
    Lajme20 Gusht 2025
    Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka dhënë një koment për propozimin e Donika Gërvalles për kryetare të Kuvendit. Ai tha se “Rugovistët...
    Lajme20 Gusht 2025
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se, sipas të dhënave të pranuara sot, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 25 vatra zjarri....
    Sport20 Gusht 2025
    Skuadra shqiptare, Dinamo City e ka përmbyllur stërvitjet e fundit në Bialystok përpara përballjes së rëndësishme ndaj Jagiellonias, në ndeshjen e parë...
    Lajme20 Gusht 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar dështimin e zgjedhjes së kryeparlamentares, duke kritikuar Vetëvendosjen dhe kryetarin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.