Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kanë nënshkruar memorandum me TIKA dhe BIK për të restauruar Xhaminë e Vjetër në kryeqytet.
Ai këtë e bëri të ditur me anë një komenti në rrjetin social Facebook që i bëri gazetarit të Klan Kosovës, Milot Hasimës.
Hasimja kishte shkruar “Qu ba me Xhaminë më të vjetër në Prishtinë, që 3 vjet si jetime, shkun për lesh 300.000 e ki kërkush s’fol. PS: Hamami masanej, kush sfol”.
Ndërsa Kryetari i Prishtinës i kishte thënë se “Qysh askush nuk foli. E kemi dërguar në prokurori krejt rastin, është ngrit aktakuzë dhe ka dënim (e që ka qenë shumë dënim i ultë). 500 mijë euro kanë qenë të transferuara nga Komuna tek Instituti. Prona është e BI. Kemi nënshkruar memorandum me Tika dhe BI, leja është marr përfundimisht nga Instituti dhe tash fillon restaurimi përfundimtar”.
“Meqenëse është prone e BI, dhe objekt i trashëgimisë marrëveshja është bërë në mes të BIK dhe Tika. Ndërsa leja në Institut. Xhamia është më e vjetra në Ballkan jo veç në shehër 1392”.