
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend dhe formimin e Qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur i çuditur me shkuarjen e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, në shtëpinë e deputetit Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate, i cili, siç ka treguar vetë, është bindur nga presidenti për ta votuar Avdullah Hotin për kryeministër të ri të Kosovës.
‘Shumica parlamentare mund të krijojë qeveri në çdo Republikë Parlamentare. Sistemet zgjedhore ndryshojnë prej vendit në vend, por shumica në Kuvend vendos. Por askund nuk kam pa që Presidenti “unifikues” me shku me bind deputetë me votu për një qeveri. E posaçërisht
#vota61”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159910915482166