×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti i reagon IKSHPK-së: Mos bëni mesazhe të çuditshme

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti  ka reaguar mbrëmë pas një apeli të IKSHPK-së.

    Ahmeti tha se Instituti si fëmijë që kujdeset për prindin është analogji e gabuar, sipas tij instituti është institucion shkencor që jep fakte shkencore dhe analizon situatën për politik bërësit. Jep siguri për qytetarët se situata është nën kontroll. Jep rekomandime shkencore – dhe vetëm shkencore.

    “Mesazhi duhet të jetë i seriozitetit të virusit. Këtu pajtohem plotësisht. Por ka mënyrë më profesionale dhe më pak të çuditshme se kjo. Përndryshe përgëzime për punën e Institutit. Po virusi vret, por është e lehtë të luftojnë nëse të gjithë marrim përgjegjësi si qytetarë. Këtë nuk e kemi bërë javët e fundit. Është koha të jemi serioz në këtë betejë të gjithë. Atëherë sdo të ketë nevojë për masa tjera restriktive”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

    Mbrëmë IKSHPK ka dalë me një status të ri në Facebook, ku ka shkruar “Virusi vret! Prind Vendosni maskën! Unë jam fëmiu juaj! Dua të rritem me prind”.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.