×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Agjencia gjermane: Kompania “Graniti”, storje suksesi në rritjen e eksporteve në sektorin e përpunimit të drurit

    FrontOnline
    09 Shkurt 2022

    Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) e cila punon në Kosovë në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) që nga viti 1999 ka promovuar fabrikën për prodhimin e mobileve “Graniti” nga Suhareka si një storie suksese në rritjen e eksporteve në sektorin e përpunimit të drurit.Në raportin e GIZ thuhet se Graniti Furniture është një prodhues dhe një shitës i mobileve shtëpiake më Seli në Suharekë dhe Prishtinë. “Me themelimin e saj në vitin 1982 Graniti filloj shitjen e mobileve para se të fillonte prodhimin në vitin 1995. Që nga ajo kohe Graniti është specializuar në prodhimin dhe shitjen e kuzhinave, dhomave të gjumit, divaneve, kolltukëve dhe karrigeve. Me  kalimin e kohës, kompania filloj të eksportoj produktet e saj në Gjermani, Zvicër në vitin 2015” thuhet në raportin e GIZ-it.

    Më tutje në raport thuhet se Nga viti 2015 e tutje, kompania arriti te merrte disa certifikata te produktit me te cilat Graniti ishte ne gjendje te rriste vëllimet e eksportit. Veçanërisht qe nga viti 2018, Graniti ka bere përpjekje te konsiderueshme për te përmirësuar cilësinë e produktit te saj, si dhe për ta diversifikuar asortimentin e saj e qe pati një efekt pozitiv ne shitjet e saj si ne Kosove ashtu edhe jashtë vendit. Sot, Kompania e Mobileve Graniti ka një hapësire prodhimi prej 5000 m2 dhe një hapësirë ekspozimi prej 4500 m2.

    “Përveç kësaj, Graniti gjithashtu mori pjese ne panaire te ndryshme, te tilla si “IMM Cologne” ne Gjermani si dhe Swissbau ne Bazel, Zvicër. Gjate këtyre panaireve, disa stacione televizive (nder te tjera kanalet televizive gjermane RTL dhe Kabell) sinjalizuan interes për kompaninë dhe zhvilluan intervista me përfaqësuesit. Kjo ishte shume e rëndësishme pasi rriti dukshmërinë e kompanisë ne tregun evropian. Si rezultat i rritjes se dukshmërisë, kompania nënshkroi një kontrate me një klient te ri nga Zvicra. Për me tepër, këto panaire ishin pika fillestare e diskutimeve me një klient te mundshëm nga Suedia i cili është i interesuar te blejë kuzhina për rishitje” thuhet në raportin e GIZ-it.

    GIZ nga viti 1999 ka promovuar shumë kompani e në mes tyre edhe Fabrikën për prodhimin e mobileve “Graniti” në Suharekë / Front Online /

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike....
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e nderimit të organizatave që kanë dalë nga lufta, duke...
    Lajme16 Janar 2025
    Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), u realizua trajnimi intensiv për Mbijetesë Malore në kushte dimërore për kadetët e vitit...
    Lajme16 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian dhe Shefe e Misionit...
    Vip16 Janar 2025
    Gazetarja Dasara Karaiskaj tronditi rrjetin me deklaratën e saj për Joz Markun, banorin e Big Brother VIP Albania Në një video e...
    Vip16 Janar 2025
    Vesa Vllasaliu habiti ndjekësit me positmin e fundit. Ajo ndau një fotografi ku shihet se shoqërohet nga një mashkull, ku në sfond...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.