
Numri i rasteve me Coronavirus po rritet dita ditës në botë.
Kështu numri i infeksioneve me virusin Covid-19 në botë është duke shkuar drejt shifrës prej 5 milionë raste, raporton CNN, përcjell “Front Online”.
Sipas studiuesve në Universitetin Johns Hopkins, të paktën 323 286 njerëz dihet se kanë vdekur ndërsa të paktën 4.897.567 konfirmohen se janë infektuar që nga fillimi i shpërthimit me COVID-19. /Front Online