Në komunën e Pejës janë 147 raste aktive me koronavirus, prej tyre 2 janë të shtrirë në Klinikë Infektive në QKUK.
Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci ka thënë për Gazetën Sinjali se deri më tani janë shëruar 42 persona, ndërsa kanë vdekur 10 të tjerë nga virusi COVID-19.
“Deri më tani janë shëruar 42 persona, vetëm 2 janë në Klinikën Infektive në QKUK. Janë një pjesë e konsiderueshme në Spitalin e Pejës. Raste aktive në total janë për momentin 147 raste. Në komunën e Pejës kanë vdekur 10 persona nga koronavirusi”, ka thënë Petrit Loci për Gazetën Sinjali.
Sipas, Locit një pjesë e personave të infektuar me koronavirus janë duke trajtuar në Spitalin e Pejës.