×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Afrika do të shpëtojë pa viktima masive, OBSH-ja parasheh se çdo i pesti afrikan do të infektohet me coronavirus

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Afrika do të shpëtojë pa viktima masive si pasojë e coronavirusit, për shkak se e ka popullatën e re dhe të shëndetshme, por pritet që të infektohet çdo i pesti banor.

    Analiza e organizatës ndërkombëtare të shëndetit publik të Kombeve të Bashkuara, parashikon që më shumë se një e katërta e një miliardë afrikanëve, do të kontraktojnë coronavirusin SARS-CoV-2 brenda një viti, transmeton Telegrafi.

    Pretendohet se numri i vdekjeve nga COVID-19, mund të arrijë deri në 190,000 – dukshëm më pak sesa humbja e parashikuar e jetëve në Shtetet e Bashkuara dhe afërsisht në Evropë.

    Derisa Afrika ka një popullsi prej rreth 1.2 miliardë njerëzish, Evropa është shtëpia e vetëm 700 milion individëve, ndërsa ka 700 milionë banorë më shumë se Shtetet e Bashkuara.

    Modeli matematik i OBSH-së studioi 47 kombe dhe pret që mbi një e pesta e afrikanëve, të kontraktojnë COVID-19, një shifër që arrin në rreth 264 milionë persona.

    Nga këto infeksione, deri në 44 milionë do të tregojnë simptoma të COVID-19 dhe deri në 5.5 milionë, ka të ngjarë të pranohen në spital. Përafërsisht 140,000 njerëz do të tregojnë simptoma të rënda të COVID-19, kurse 89,000 do të sëmuren rëndë.

    Rreth 150,000 jetë njerëzish do të humbnin, por kjo shifër mund të ishte deri në 190,000, thuhet në hulumtimet e deritanishme.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.