Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Afër 200 zyrtarë policorë mbajnë pozita pa gradën e duhur në krah

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Në Policinë e Kosovës 198 zyrtarë vazhdojnë të mbeten të sistemuar në pozita ku kërkohet gradë më e lartë sesa grada që aktualisht ata kanë arritur përmes procesit të gradimit.

    Kjo është bërë e ditur në raportin Zyrës Kombëtare të Auditimit.

    “Sipas të dhënave nga njësia e personelit, 198 zyrtarë policor vazhdojnë të mbeten të sistemuar në pozita ku kërkohet gradë më e lartë se sa grada që aktualisht e kishin arritur të punësuarit përmes procesit të rregullt të gradimit. Vlen të theksohet se PK në vitin 2019, kishte kryer disa procese të gradimit për reduktim të numrit të punësuarve që ushtrojnë pozita me grada më të larta por deri më tani këto procese janë të pamjaftueshme për respektimin e plotë të kritereve të sistematizimit në vendet e punës sipas gradës përkatëse”, thuhet në raportin e ZKA-së.

    Në këtë raport thuhet se përkundër një përmirësimi nga viti paraprak, një numër i stafit policor ende është sistemuar në pozita të punës pa e plotësuar kriterin e gradës që e kërkon ajo pozitë sipas strukturës organizative.

    Sipas Udhëzimit Administrativ për rregullimin e marrëdhënies së punës në Policinë e Kosovës (PK), përkatësisht neni 39 paragrafi 3 përcakton se: me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë secili zyrtar i Policisë mund të caktohet në një vend të punës apo transferohet prej një vendi në vendin tjetër të punës nëse i plotëson kushtet dhe kriteret e parapara për atë vend të punës, pa marrë parasysh nivelin, pozitën apo gradën.

    Sistemimi i stafit në pozita që nuk janë në përputhje me gradën adekuate, sipas ZKA-së mund të ndikojë që pozitat e punës të ushtrohen nga persona me mungesë të kompetencës profesionale.

    Prandaj rekomandohet që ministri dhe drejtori i përgjithshëm i PK-së duhet të sigurojnë që sistemimi i stafit policor në pozita të bëhet pas plotësimit të gradave dhe kushteve për vendin e caktuar të punës dhe që procesi i gradimit është duke u zhvilluar për t’ju përgjigjur nevojave të PK-së.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme04 Qershor 2023
    Ka kohë të gjatë që merret me bujqësi. Jonuz Zeqiri nga fshati Hallaq i Madh i komunës së Lipjanit, përpiqet që vit...
    Lajme04 Qershor 2023
    Vajza e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari është bërë sërish nënë e një djali. Këtë e ka bërë të ditur Bekim Jashari përmes...
    Lajme04 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është rikthyer sërish tek ideja e shkëmbimit territorial, për të cilën çështje, ka thënë se ishte pjesë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Qershor 2023
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan shpalli qeverinë e re me fokus ekonominë dhe sigurinë. Presidenti turk njoftoi anëtarët e rinj të...
    Lajme04 Qershor 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk duhet të lejojnë nënshtrimin për faktin se Serbia s’është vend demokratik dhe dëshiron...
    Lajme04 Qershor 2023
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë për Euronews Albania, se e gjithë situata e krijuar në veri...
    Sport04 Qershor 2023
    Napoli ka mbyllur sezonin 2022/23 në Serie A me një fitore ndaj Sampdorias me rezultat  2-0. Goli i parë erdhi në minutën...
    Lajme04 Qershor 2023
    500 mijë euro u harxhuan për zgjedhjet që nuk prodhuan zgjidhje. Votimet për kryetar të 4 komunave veriore, ndërkombëtarët po kërkojnë të...
    Vip04 Qershor 2023
    Ditën e sotme (4 qershor) çifti simpatik, Elgit Doda dhe Klea Huta kanë kurorëzuar dashurinë me martesë. Ata janë duke festuar në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.